• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi në mjedis dhe metamorfoza e PD-PS-së

by Mentor Kikia
26/10/2016 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA MENTOR KIKIA

Partia Demokratike është vënë së fundmi në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e mjedisit, me mbështetjen organizative që po u jep disa grupeve të shoqërisë civile në aksionin kundër ligjit për importin e mbetjeve për riciklim. PD-ja po sulmon sot një ligj që vetë e kishte miratuar dhe mbrojtur 3 vjet më parë dhe ca ndryshime që vetë i kishte aprovuar në komisionet parlamentare disa javë më parë.

Por, ashtu siç ndodhi që mazhoranca ishte penduar që e rrëzoi sapo erdhi në pushtet në 2013-ën, edhe opozita ishte penduar që e miratoi. Dialektika e politikës në Shqipëri i njeh këto metamorfoza, sado të çuditshme të duken.

Por dy ditë më parë doli në skenë një tjetër metamorfozë. PD-ja akuzoi qeverinë se ka dhënë leje për ndërtimin e 43 hidrocentraleve, 38 prej të cilëve pa leje mjedisore. “Asnjëri nuk përmban kushtet për masat që duhen marrë për mbrojtjen e habitateve dhe llojeve biologjike që do ndikohen nga projekti i miratuar”, – tha Sekretari për Çështjet e Mjedisit në PD.

Opozita ka prekur kështu çështjen më delikate të mjedisit në Shqipëri. Atë që çon në shkatërrim pa kthim të natyrës, pasurisë së krijuar në miliona vite. Por pak ditë më parë e për të disatën herë, ca njerëz të mirë, që e duan këtë vend më shumë se ata që përbetohen dhe flasin në emër të saj, udhëtuan deri në Valbonë për të protestuar për mbrojtjen e këtij lumi të mrekullueshëm.

Ata kishin protestuar më herët edhe para Kryeministrisë, edhe para Ministrisë së Mjedisit, e ku të mundnin. Për të mbrojtur Valbonën dhe Vjosën, Shebenikun dhe Lurën. Por nuk pamë kurrkund asnjë eksponent të PD-së dhe asnjë deklaratë në mbështetje të protestuesve. Në një vend ku rezulton të ketë afërsisht një HEC për 10 mijë banorë (të paktën lejet e dhëna), ndërtimi i të tjerëve duket një makutëri absurde. Aq më shumë pa studim mjedisor.

Por partia që sot i denoncon këto leje, ka bërë të njëjtën gjë katër vjet më parë, në përmasa edhe më të mëdha, dhe për më keq, edhe me leje mjedisore(cili ekspert në një vend të BE-së do të jepte leje mjedisore për HEC në një park kombëtar?). Qeveria e PD-së ka dhënë leje për të ndërtuar nja 270 HEC-e, në çdo lumë, në çdo degë lumi, në çdo përrua, në çdo rrëke që rrjedh, në çdo liqen natyral e artificial. Kudo ku ka ujë! 9 leje janë dhënë vetëm në Parkun Kombëtar të Valbonës, për të cilat vazhdon ende puna.

Në cilin vend tjetër do të gjendeshin njerëz të marrë që të shkatërronin mrekulli të natyrës si Valbona apo kanionet e Osumit? Lërini lejet mjedisore, se ato janë formaliza zyrtare. Pyetja që shtrohet është: A vlen më shumë Valbona dhe lugina e saj si aset turistik, apo energjia që do të prodhojnë ato 9 mini-centralet? Të gjithë ekspertët e pavarur, thonë që vlen Valbona e gjallë, dhe jo ajo e vdekura, nëpër tuba.

Nja 15 leje të tjera janë dhënë në parkun e Shebenikut në Librazhd, ku vazhdon puna duke shkatërruar pyje e përrenj që mbajnë gjallë një habitat natyror qindra hektarë. Po kështu në Vjosë e kudo. Përmasat e shkatërrimit të mjedisit janë të frikshme. Rrjedha uji që u jepnin jetë për shekuj vendbanimeve të shumta, që shërbenin për njerëz, kafshë dhe bimë, u futën e po futen nëpër tubacione, duke u devijuar për të përfunduar në centralet elektrike, nga ku shpesh prodhohet energji për të furnizuar vetëm një fshat.

Banorët lokalë, që nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shpërngulen nga vendbanimet për shkak të tharjes së vendburimeve të ujit, protestuan, por shteti dërgoi atje më shumë policë nga sa banorë kishte i gjithë fshati. Protestat e banorëve të Shebenikut dhe Bulqizës janë me dhjetëra, por qeveria e Berishës nuk hoqi dorë nga strategjia e shndërrimit të Shqipërisë në “superfuqi energjetike”. Lejet për HEC-e, në ditët e fundit të pushtetit, Berisha filloi t’i jepte edhe si dhurata për miqtë dhe kontributorët financiarë e politikë të partisë, madje edhe atyre që nuk kishin para për të blerë as edhe një tub dhe që i shitën lejet si të ishin letra me vlerë.

Por çfarë bënte PS-ja në atë kohë? Bënte atë që të bën PD-ja sot: denonconte. Bërtiste për mjedisin që po shkatërrohet. Denonconte qeverinë e papërgjegjshme të Berishës dhe na dha fjalën të gjithëve se do t’i anulonte këto HEC-e sapo të vinte në pushtet. Por nuk i anuloi. U fsheh pas frikës së padive në Gjykatën e Strasburgut. Dhe nuk bëri asnjë përpjekje. E, ndërsa nuk ka bërë atë që premtoi, ka menduar të bëjë të kundërtën, të japë edhe ajo leje për HEC-et e veta(gjithnjë duke besuar raportin mediatik të cilit i referohet PD-ja). Por edhe sikur të mos ketë dhënë asnjë leje, vetëm heshtja ndaj krimeve që janë bërë e po bëhen është bashkëfajësi.

Dhe këtu vijmë në kushtet e një maskarallëku politik. Kur njëra palë bën krime ndaj mjedisit, tjetra e akuzon. Pastaj kur ndërrohen rolet, ajo që ka ardhur në pushtet vazhdon shkatërrimin, ndërsa tjetra shndërrohet në gjykatëse dhe mbrojtëse e mjedisit.

Politika e korruptuar dhe klienteliste, të paktën 15 vitet e fundit, ka bërë shumë dëme në këtë vend. Por dëmi që po i bëhet natyrës nga mania e ndërtimit të HEC-eve do të jetë me përmasa historike. Zakonisht thuhet se brezat që do të vijnë nuk do të na e falin. Por ata që po i bëjnë këto krime nuk do të kenë ndërmend të kërkojnë falje; falje do të kërkojmë ne të tjerët që heshtim, apo që bëjmë kaq pak, për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky armik i “brendshëm”, që është më zi se çdo pushtues tjetër që ka kaluar nëpër këto fusha, lumenj e përrenj.

Next Post
Vrau Ardian Mesitin, Arlind Lalla pranon krimin, gjykata e lë në burg

DETAJET/ Lëndë plasëse lokalit, borxhi 300 mijë euro dhe konflikti për pronësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In