• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi i rëndë trondit sërish Greqinë, burri qëllon 8 herë gruan dhe e lë të vdekur

by A R
03/08/2021 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim që ndodhi në mëngjesin e sotëm në Sotiritsa, Larisa ka tronditur sërish Greqinë. Sipas informacioneve të para, pak para orës 10.30 të mëngjesit një grua 43-vjeçare u vra brenda tavernës ku punonte.

“Hajdeni se vrava gruan”, dyshohet se autori i ka thënë policisë, sipas informacioneve, por ka edhe dëshmi që thonë se vrasësi ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga klientët e tavernës.

Sipas informacioneve, gruaja vinte nga Sotiritsa dhe jetonte në Athinë me burrin e saj. Kohët e fundit ajo ishte kthyer për të punuar në tavernën e vëllait të saj, ku ai ishte i sëmurë rëndë. Burri i saj kishte qëndruar në Athinë dhe shkoi sot në Sotiritsa për ta vrarë.

Burime të besueshme raportojnë se gruaja është qëlluar tetë herë nga burri i saj 54-vjeçar, por policia ende nuk ka lëshuar një deklaratë përfundimtare për këtë ngjarje.

Kujtojmë se para disa ditësh ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë në Athinë, ku një shqiptar vrau bashkëshorten e tij 30-vjeçare. Sipas CNN në Greqi, FLorand Shehu para hetuesve ka treguar gjithçka që ka ndodhur para vrasjet dhe arsyen e krimit të rëndë.

Konflikti mes Anisa dhe Florand Shehut kishte kohë që kishte nisur. 31-vjeçarja kohët e fundit ndihej e frikësuar nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit herë pas herë bëhej agresiv dhe e dhunonte.

Ditët e fundit Anisa natën flinte në dhomën e fëmijëve dhe nga frika mbyllte derën me çelës. Por duket se natën e fundit të jetës bëri dhe gabimin që i kushtoi shumë, pasi nuk kishte mbyllur derën me çelës.

Florand Shehu në rrëfimin e tij para hetuesve ka treguar se Anisa ka qenë në gjumë kur ai e ka sulmuar dhe e ka qëlluar menjëherë në qafë me thikë.

“Shkova në kuzhinë, mora një thikë nga sirtari dhe u nisua drejt dhomës. Dera ishte e hapur. Kur hyra në dhomën e saj, ajo ishte duke fjetur me kurriz dhe unë nxitova mbi të dhe hipa sipër saj. E qëllova direkt me thikë në qafë. Mbaj mend që ajo reagoi dhe filloi të bërtiste. Por unë i mbylla gojën, e qëllova sërish me thikë në qafë. Më pas i mbylla gojën me të dyja duart që të mos bërtiste, pasi kuptova që vdiq shkova në banjo lava rrobat dhe i hodha në kosh”, është ky një pjesë e rrëfimit.

Ai ka treguar më tej se ka qenë shumë xheloz për bashkëshorten dhe ndaj kishte vendosur që ta vriste atë. Po ashtu Florandi ka treguar dhe për sherrin e ndodhur në 11 Korrik, ku policia kishte shkuar pranë apartamentit të tyre pas denoncimit nga fqinjët, por nuk kishin vepruar sipas procedurave.

“Më 11 Korrik patëm një konflikt shumë të ardhur. Sapo isha kthyer nga puna dhe kur hyra në shtëpi, ajo ishte në dhomën e gjumit të fëmijëve me derën e mbyllur. E pyeta pse po e bënte këtë dhe mu përgjigj ‘Unë do të bëj çfarë të dua’. Këtu nisi një debat dhe ajo nisi të bërtiste. E shtyva, ra në dysheme dhe pasi u ngrit më qëlloi në fytyrë dhe unë bëra të njëjtën gjë”, ka treguar Shehu

Krimi i rëndë ndodhi pak ditë më parë dhe tronditi Athinën. Ndërkohë në hetim janë dy policë të cilët nuk vepruan si duhet për ngjarjen e ndodhur në 11 Korrik që dhe mund të parandalonte vrasjen pak javë më vonë.

/a.r

Next Post
EMRI/ SHÇBA arreston efektivin e policisë në Laç, dhunonte gruan dhe djalin

Grabiti tetë banesa gjatë muajve korrik-gusht, arrestohet 19-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In