Policia e Durrësit zbardhi tetë vjedhje të ndodhura në lagjen nr. 13 gjatë muajve qershor-korrik dhe vuri në pranga një 19-vjeçar.
Ai, sipas policisë, ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.
I riu futej në shtëpi dhe grabiste para, aparate celulare dhe bizhuteri floriri.
/a.r