Shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 “është midis 2% -4% në Wuhan, Kinë dhe 0.7% jashtë Wuhan”.
Kjo është konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Për njerëzit me sëmundje të butë, koha e rikuperimit është rreth dy javë, ndërsa njerëzit me sëmundje të rëndë ose kritike shërohen brenda 3-6 javësh,” shtoi ai.
Nga ana tjetër, kreu i Organizatë Botërore të Shëndetësisë tha se bota duhet të jetë e përgatitur për një pandemi të mundshme.
Ai siguroi se OBSH është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet mbi koronavirusin.
“Çdo shtet duhet të marrë masat sipas specifikave përkatëse, ne po bëjmë të njëjtën gjë”, u shpreh ai.
/a.r