• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Kosovë, diaspora voton në selitë diplomatike. Si paraqitet pjesëmarrja në çdo shtet

by A R
08/02/2025 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova është një ditë larg zgjedhjeve të përgjithshme, teksa të nesërmen, më 9 Shkurt qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Siç është njoftuar edhe më herët, sot po zhvillohen gjithashtu votime, ku qytetarët të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës, janë regjistruar për të marrë pjesë fizikisht në një nga përfaqësitë diplomatike të Prishtinës zyrtare.

Gazetarja e Tv Klan nga Kosova, Blerta Dalloshi Berisha, raporton se procesi është duke shkuar mirë në të gjitha vendvotimet që janë në selitë diplomatike.

Sipas gazetares, deri më tani rezulton se kanë votuar 4390 votues apo 21.60% e tyre. Në Austri, Vjenë, është një vendvotim me 941 votues të regjistruar, ndërsa kanë votuar 200 prej tyre.

Belgjikë – dy vendvotime me 960 votues të regjistruar, deri më tani kanë votuar 255 prej tyre.

Çeki – një vendvotim me 79 votues, kanë votuar deri më tani 30 prej tyre.

Danimarkë – 195 votues, deri më tani kanë votuar 30 prej tyre.

Francë – vendvotimet në Paris (320 votues, kanë votuar 58) dhe në Strasburg (656 votues, kanë votuar 137)

Gjithashtu, gazetarja Dalloshi Berisha, raporton se janë të hapura vendvotimet në Gjermani, si në Berlin, Dusseldorf, Mynih, Hamburg, Stuttgart dhe Frankfurt.

“Do të thotë, më shumë vendvotime janë në konsulata që përmenda në Gjermani, ku deri më tani kanë votuar mbi 20% të qytetarëve në këto vendvotime”, raportoi gazetarja.  

Në Holandë – kanë votuar rreth 12%.

Në Hungari – kanë votuar 14%.

Në Itali – të hapura 2 vendvotime në Romë (kanë votuar 16%) dhe Milano (kanë votuar 22%).

Sa i përket Kanadasë, për shkak të kohës lokale dhe ndryshimeve të orës, priten të hapen vendvotimet në ambasadën në Otav dhe konsullatën Toronto.

Në Zagreb – kanë votuar 22.22%.

Në Maqedoni e Veriut – kanë votuar 10.99%.

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara pritet ky proces të nisë më vonë. Në SHBA do të jenë të hapura dy vendvotime në konsultatën në Nju Jork dhe një në Uashington.

Në Norvegji – kanë votuar 17%.

Në Slloveni – kanë votuar 17.42%.

Në Suedi – kanë votuar 13.65%.

Në Turqi – në Stamboll kanë votuar 20%.

Zvicër – dy vendvotime në ambasadën në Bernë, në konsultatat në Gjenevë dhe Zyrih. Këtu duket pjesëmarrja pak më e madhe në orët e hershme të mëngjesit, pasi në Bernë kanë votuar 37.44%, në Gjenevë 33.54% e votuesve, ndërsa në Zyrih 28.47% e votuesve.

Blerta Dalloshi Berisha: Pjesëmarrja 21.60% në krahasim me numrin e votuesve, është një proces i rregullt, fjala për 20 mijë votues që janë regjistruar dhe që do të votojnë në të gjitha këto shërbime diplomatike që u përmendën deri më tani për t’u votuar në mërgatë. Kriter ishte që paraprakisht në kohën e caktuar kur ishte e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të regjistroheshin për këtë mënyrë të votimit, ndërsa ka patur edhe të tjerë që janë regjistruar për të votuar dhe me postë, edhe procesi i votimit me postë vazhdon edhe sot për të përfunduar në mbrëmje. Kështu përmbyllet i gjithë procesi i votimit nga mërgata deri nesër në orën 7 të mëngjesit sigurisht që hapen vendvotimet për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme këtu në Kosovë.

Votuesit nga Mërgata votojnë për herë të parë në selitë diplomatike në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës. Numri i të regjistruave është gjithsej 104 924, ku pjesa më e madhe e tyre ka zgjedhur që ta sjellë votën me postë në Prishtinë.

Next Post
Një gjest anakronik dhe diversionist i kryeministrit grek

Zgjedhjet, nga do t’ja mbajë Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

September 10, 2026
Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

September 10, 2026
Arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës, legalizuan si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore

Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit

September 10, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

September 10, 2026
Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

September 10, 2026
Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

September 10, 2026
“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

September 10, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com