• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thonë se “pasuria të roit nga mëndja e kokës”

by A R
24/02/2020 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Tranzicioni mbetet periudha më e “artë” për klasën e vjetëruar politike, pasi ajo i pasuroi ata në forma dhe mënyra ekstremisht kriminale. Pikërisht gjatë periudhës së tranzicionit, pasuria e politikanëve është 50 apo dhe 100 fishuar në mënyrë të frikshme dhe të habitshme. Thonë se “pasuria të roit nga mëndja e kokës”. Ata që kanë sot miliona euro, mijëra hektarë troje, fshatra turistikë, vila dhe pallate, ata janë sot çibanë të këtij vendi. Pasuria e politikës së vjetër, duhet urgjentisht të kalojë në filtrat e SPAK dhe strukturave të tjera të drejtësisë.

Askush nga ne, nuk duhet të zhgënjehet, dhe të presë pafundësisht të shohë mbrapa hekurave, ata që prej 30 vitesh përkëdhelen nga votat e vjedhura, nga partitë fantazëm të ngritura me para të pista, apo ata që mbetën akoma ekraneve duke presionuar dhe kërcënuar me kaos dhe luftë. Paraja dhe pasuria e atyre që sot jargaviten duke kërkuar mitingashë, është marramendëse dhe kriminale, pasuria e tyre është e zhvatur dhe e grabitur, ndaj duhet tu kthehet shqiptarëve.

Një takëm si ish-kryeministra dhe ish-ministra, apo një kryetar shteti që edhe pse u kap me “bllokun në dorë” duke bërë pazare milionash kërcëllit dhëmbët dhe mundohet të trembë drejtësinë e re, e kanë vendin në dyert e drejtësisë. Eshtë e turpshme të dëgjosh korin e korbave, tek çirren dhe kërcëllejnë, sapo u preket pasuria, sapo u preket posti i pamerituar, apo më keq akoma, tek i dëgjon tek i drejtohen “popullit”, apo tek i shikon të trokasin dyerve të Prokurorisë për të paditur ministra dhe deputetë.

Ky është kulmi marrëzisë. Ata që futën në administratë logjikën dhe praktikën e 25 per qindëshit për çdo tender, ata që injektuan në fushata elektorale blerjen e votave si e vetmja mënyrë për të mbajtur pushtetin dhe postin e kryetarit të partisë, sot u bëjnë moral shqiptarëve. Ata që notojnë në miliona euro, në vaska dhe dushe floriri, ata që u bëjnë edhe maceve banja me panele diellore, sot u drejtohen shqiptarëve për “të mbrojtur Kushtetutën” dhe rrëzuar qeverinë e ligjshme. Ata që rropën edhe qindarkat e fundit nga paratë e investimeve dhe donacionet e ndërkombëtarëve sa kishin pushtetin, sot janë bashkuar rreth “boshtit” të së keqes. Ata janë sot e keqja e këtij vendi, ata janë shkaku i vetëm i halleve dhe problemeve që kanë sot shqiptarët, ata janë sot pengesa më e madhe e integrimit të vendit. Pasuria e madhe, u ka marrë atyre gjithçka njerëzore që kanë patur dhe kanë akoma, dhe i ka transformuar në qenie të ftohta, të vetmuara, në pritje të ndëshkimit ligjor. Thonë se “pasuria të roit mëndjen” apo dhe më keq akoma, të turpëron në kilometrat e fundit.

Dhe kjo po ndodh me të gjithë personazhet negativë të tranzicionit në Shqipëri. Ata kanë dalë tashmë nga binarët, ata duan të sjellin ditën e kiametit, jo për të “shpëtuar Kushtetutën” sepse atë e kanë bërë leckë, por për të shpëtuar pasurinë e vjedhur, dhe qelinë e ftohtë që është gati ti presë.

Next Post
Ishin në Itali për mjekim pas tërmetit, Rama publikon pamjet nga kthimi i dy të mbijetuarve

Ishin në Itali për mjekim pas tërmetit, Rama publikon pamjet nga kthimi i dy të mbijetuarve

Comments 1

  1. A. Jani says:
    6 years ago

    Shume bukur…!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

“Sorra inkubatorësh nga Prishtina dhe Tetova, të maskuar si shqiponja diaspore”, Balla: Ja dy protestuesit e arrestuar për 11 mijë doza drogë

July 9, 2026
VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

July 9, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Vranësira dhe temperatura të qëndrueshme, si parashikohet moti për ditën e sotme

July 9, 2026
Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

July 9, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In