• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i MOSSAD, David Barnea, njeriu i suksesit ndaj Iranit

by Java News
28/06/2025 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elton Metaj

Shefi i shërbimit të jashtëm inteligjent të Izraelit bëri një shfaqje të rrallë për median dhe publikun, duke uruar operativët e “Mossad”-it për suksesin e operacioneve ndaj Iranit.

Vetëm 48 orë pas nisjes së armëpushimit të mundimshëm Izrael-Iran, David Barnea, njeriu në komandën e informacionit dhe operacioneve speciale izraelite, vlerësoi edhe bashkëpunimin me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, duke premtuar vigjilencë dhe vëzhgim të afërt të të gjithë projekteve të Teheranit.

Në harkun kohor të më pak se dy javëve, ekspozimi i vullnetshëm i “Mossad”-it karshi medias dhe publikut shënoi rastin e dytë, pas publikimit të videove se si operativët vepronin me baza në brendësi të Iranit dhe godisnin me sukses, krahas instalimeve të programit bërthamor e baterive kundërajrore, edhe krerët e ushtrisë e Gardës Revolucionare, përshirë ekzekutimin e shkencëtarëve që punonin për pasurimin e uraniumit të ajatollahut.

Ndërsa për 12 ditë Izraeli dhe Irani zhvilluan një luftë të ashpër ajrore dhe jo vetëm, fituesi i saj i vërtetë duket se është “Mossad”-i dhe shefi i tij. Me një vizion modern për agjencinë e inteligjencës, 60-vjeçari Barnea “pikturohet” nga media izraelite si njeriu që i fitoi, si betejat e brendshme në Institutin konservator për Inteligjencë dhe Operacione Speciale, ashtu edhe përplasjet me krerët e ushtrisë, prej vitesh kundërshtarë të ndërhyrjes në Iran.

Por çfarë e ndryshoi marshin e përplasjes prej dekadash mes Izraelit dhe Iranit, duke e bindur edhe Benjamin Netanjahun e Donald J. Trumpin të ndiznin makinerinë e luftës? Pse “Mossad” ishte tashmë një garanci për sukses dhe për turpërimin e regjimit të ajatollahëve dhe Gardës së tyre Revolucionare?

Çelësi i suksesit duket se togëzohet te David Barnea dhe njerëzit e tij, të cilët prej 2021-shit morën komandën e “Mossad”, duke e ndryshuar atë radikalisht. Kreu i “007”-ave izraelite, siç raporton media, u fokusua në “revolucionin biometrik”, duke e orientuar agjencinë drejt përdorimit të teknologjive më të avancuara.

Kamerat e zgjuara për mbikqyrje dhe njohjen e fytyrës, mes shumë ndryshimeve të tjera, u ndërthurën me qasjen e hapur të 60-vjeçarit nga Ashkeloni dhe të shkolluar në SHBA.

Testet e situatës së re të krijuar edhe pas 7 tetorit 2023 u kryhen me operacionin spektakolar të shpërthimit të “beeper”-ave që përdoreshin nga njerëzit e “Hezbollahu”-t, krahas goditjeve kirurgjikale për të ekzekutuar liderët e tyre dhe të “Hamas” në Bejrut, Teheran e Gaza.

Avancimi dhe diferenca e madhe teknologjike me kundërshtarin shtroi rrugën për të siguruar inteligjencë të dorës së parë mbi programin bërthamor të Iranit, përpara së cilës edhe Shtëpia e Bardhë do të detyrohej të ngrinte në aksion B-2 e frikshëm dhe bombën e tyre monstruoze antibunker.

“Luani në ngritje”, që e izoloi për ditë të tëra në bunker Liderin Suprem, nxorri në dritë edhe një supremaci, ndoshta të ditur, por të pashpallur të shërbimit inteligjent izraelit në rajon dhe jo vetëm. Teksa vetë “Mossad” po kërkon t’i tregojë botës për punët e tij, që dikur flisnin vetë, David Barnea duket se shijon suksesin dhe projekton planin e ardhshēm, që për median e Tel-Avivit, do të jetë kolltuku i nxehtë që mban sot Netanjahu. Sigurisht, pasi të ketë kaluar “ngrirjen” trevjeçare të detyrueshme pas lënies së “Mossad” në vitin 2026.

Next Post
Kënduan “Kosova është Serbi”, arrestime pas festës së Vidovdanit

Kënduan "Kosova është Serbi", arrestime pas festës së Vidovdanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In