• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kreu i Komisionit të Venecias, letër Nishanit

by Java News
17/11/2015 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenca ka bërë të ditur gjatë kësaj të marte se, në adresë të kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani, ka ardhur një letër e shkruar nga presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, në lidhje me reformën në drejtësi.

Në letrën në fjalë thuhet se, kreu i Komisionit të Venecias e ka vlerësuar përkushtimin dhe energjinë e Presidentit të Shqipërisë për të shënuar përparim në reformën e drejtësisë, përpjekje kjo që pritet ta sjellë sistemin gjyqësor shqiptar në përputhje me standardet europiane.

Nga ana tjetër, Gianni Buquicchio ka siguruar se Komisioni i Venecias ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar ato në këtë proces të rëndësishëm, i cilësuar edhe si kyç për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Ja teksti i plotë i letrës së publikuar edhe nga Presidenca shqiptare:

“I dashur President Nishani,

Letrën tuaj e lexova me shumë vëmendje. Jam tepër i prekur nga përkushtimi dhe energjia juaj dhe ndaj dëshirën tuaj për të shënuar përparim në reformën e drejtësisë në Shqipëri dhe për ta sjellë gjyqësorin shqiptar në përputhje me standardet evropiane. Nga ana jonë, më lejoni t’ju siguroj se Komisioni i Venecias ka qenë dhe mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar në këtë proces.

Në fakt u deshën disa kohë për t’i dhënë formë reformës dhe për të formuluar propozimet kryesore. Ashtu siç e dini edhe ju, projekt-ndryshimet që kemi marrë për t’i analizuar u përpiluan nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Nëse e kemi kuptuar drejt, ato projekt-ndryshime janë formuluar pa pjesëmarrjen e anëtarëve të opozitës në Komision. Sidoqoftë, opozita parlamentare (përkatësisht Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim) i formuluan kundërshtimet dhe komentet e tyre lidhur me projektin, dhe ne i kemi marrë duke i botuar në uebsajtin tonë si material shtesë që duhet marrë në konsideratë për këtë opinion.

Kështu që, ndërsa fokusi i opinionit tonë do të jetë projekti “kryesor” i reformës kushtetuese siç është formuluar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar, raportuesit do të shqyrtojnë këtë projekt në përputhje me komentet dhe kritikat e shprehura nga opozita. Për më tepër, në vijim të projekt-agjendës së vizitës sonë, ajo përfshin një takim të veçantë me opozitën që do të na mundësojë të njihemi me pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre edhe më mirë. Dhe në fund, siç e vura re me kënaqësi të madhe në program, raportuesit do të kenë një mundësi dhe shans t’ju takojnë ju, Zoti President dhe të diskutojnë pikat thelbësore të reformës së ardhshme.

Në përfundim, më lejoni të theksoj se ndërsa përfshirja e Komisionit të Venecias nuk mund të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet politike në një vend të caktuar, në opinionet tona kemi bërë thirrje gjithmonë për një proces gjithëpërfshirës politik që përfshin një spektër të gjerë aktorësh politikë. Ky është një argument edhe më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese – dhe kjo është arsyeja pse, përveç projektit zyrtar, ne do të marrim parasysh edhe pikëpamjet alternative”.

Next Post

Spanja urdhër-arresti për kryeministrin e Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

October 28, 2026
Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In