• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Komisionit të Sigurisë: Dhuna në protestë dënohet sipas ligjit

by A R
15/02/2019 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj gjatë një interviste në studion e Agjencisë Telegrafike Shqiptare u shpreh se nga drejtësia e re duhet të kenë frikë të gjithë ata zyrtarë që kanë shkelur ligjin, teksa sa i takon protestës së opozitës, Felaj bëri thirrje për qetësi, pasi çdo formë e dhunës do dënohet sipas ligjit.

“Mbas më shumë se dy vitesh nga votimi i Reformës në Drejtësi në Kuvend, tashmë kemi hyrë në një fazë tejet të rëndësishme, kemi të krijuar qeveritë e gjyqtarëve KLGJ, dhe atë Prokurorëve KLP. Kemi dhe KED, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që pritet të bëjë emërimet në seksionet e larta të drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese etj.”, – tha Felaj.

“Procesi i Vetingut është thelbi, apo ‘thembra e Akilit’ në Drejtësi. Pa Veting nuk do merrnim atë produktin që dëshironin qytetarët prej kësaj reforme. Ky ishte një proces i domosdoshëm për të larguar të korruptuarit nga gjykatat dhe prokuroritë, për të larguar pra, figurat që janë larguar nga drejtësia”, – tha Felaj.

Sipas deputetes së PS ka pasur tentativa konkrete për të bllokuar këtë reformë. “Për fat të keq nuk janë thjesht tentativa, pasojat janë ndjerë. Ka pasur pengesa konkrete, kujtoj se kur do duhej të zgjidhnim trupën e Vetingut opozita u fut në çadër dhe afatet u shtynë dhe nuk nisën në kohën e duhur”, – tha Felaj.

“Pengesat vijojnë, shtoi Felaj, kërkesat për ngritjen e komisionit hetimor për ministrin e Jashtëm, është një kërkesë që vonon sërish afatet, pasi komisioni që jep certifikatën e sigurisë preket nga Vetingu dhe pra, puna e këtij Komisioni është një mënyrë për të vonuar procesin”, – tha Felaj.

Sipas saj, me sjelljen e saj PD kërkon ta imponojë Reformën në Drejtësi. “Por trupa e KLP, KLGJ apo e Vetingut janë trupë e pavarur dhe vijojnë normalisht punën e tyre. Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë në rrugën e duhur për tu plotësuar, kandidatët duhet të kalojnë Vetingun dhe sipas procedurave do të vijojë puna për tu plotësuar këto vende vakante”, – tha Felaj.

Ajo shtoi se kush shkel ligjin duhet të ketë frikë nga drejtësia. “Reforma në Drejtësi dhe krijimi i SPAK e BKH është lajm i mirë për zbatimin e ligjit. Pasi çdo zyrtar që ka shkelur ligjin duhet të ketë frikë nga pasojat e shkeljes së ligjit”.

“Çështja Dajti? Gjyqtarët abuzuan me një nga pikat që ka gjykimi si proces, me atë të gjykimit të shkurtuar, por ky i pandehur ka përfunduar gjykimin dhe është marrë një vendim dhe ekonomizimi i çështjes dhe procesit të gjykimit nuk ka sens. Përgjegjësit e këtij abuzimi duhet të dalin dhe të mbajnë përgjegjësi penale e disiplinore”, – tha Felaj.

Lidhur me protestën e opozitës, Felaj shtoi se skenat e dhunës do dënohen sipas ligjit. “Opozita po përpiqet që pjesë të kësaj proteste të bëjë dhe persona që mund të kenë veprime të dhunshme. Qytetarët e thjeshtë janë në të drejtën e tyre të protestojnë, por qytetarët e thjeshtë kur protestojnë, nuk dhunojnë. I bëj thirrje Policisë, të zbatojë ligjin e të marrë masa të dënojë këdo që ushtron dhunë. Dhunën e presim nga ajo strukturë që po tenton të mobilozojë, kushdo që përpiqet të ushtrojë dhunë do marrë përgjigjen sipas ligjit”, – tha Felaj.

“Në pushtet nuk vihet me rrugë të shkurtra, por me votë. As me destabiliet nuk vihet në pushtet. Të gjitha protestat kanë pasur një skenar, kjo është ndryshe, se ka marrë më shumë kohë për ta përgatitur. Por qytetarët nuk duken të irrituar ndaj qeverisë, pasi s’e shpjegoj dot që njerëzit jetojnë normalisht dhe opozita kërkon që kjo protestë të dalë dhe të krijojë destabilitet”, shtoi Felaj.

/a.rada

Next Post
VIDEO / Euro tek të brendshmet dhe karikator pistolete, ja kontrolli i gjyqtarit të Dritan Dajtit

Avokati i gjyqtarit Damini: Fishekët harroi t'i dorëzonte, paratë ishin të djalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In