• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokati i gjyqtarit Damini: Fishekët harroi t’i dorëzonte, paratë ishin të djalit

by A R
15/02/2019 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha realizoi një intervistë me avokatin e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, i cili u shoqërua në polici pasi iu gjetën në banesë 17 000 euro dhe disa fishekë.

Pasi është marrë në pyetje për vlerën monetare në Farkë, gjyqtari ka thënë se ajo shumë i përket djalit të tij. Më pas, gjyqtari është lënë i lirë.

Zoti Ferdinant Doja, si e argumenton Gjykata e Krimeve të Rënda vendimin e kontrollit në banesën e gjyqtarit Skënder Damini? Për çfarë vepre është në hetim gjyqtari i Apelit Vlorë?

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që në banesën e Skënder Daminit të ushtrohet kontroll. Këtu ka dhe një emër tjetër që është avokat mesa di unë. Mund të jetë avokati i Dritan Dajtit…

Hetimet për çfarë vepre janë regjistruar?

Për korrupsion pasiv dhe aktiv.

A e ka favorizuar gjyqtari Skënder Damini Dritan Dajtin përsa kohë ka aplikuar gjykimin e shkurtuar?

Gjykimi i shkurtuar nuk është favorizim. Ne akoma nuk kemi parë vendimin e arsyetuar nga kjo gjykatë dhe mendoj se është shumë e shpejtuar dhe një precedent shumë i rrezikshëm fakti që pa dalë vendimi, pa kaluar në të gjitha shkallët e gjykimit të bëhet kjo raprezalje ndaj gjyqtarit. Është precedent i rrezikshëm ky dhe të gjithë gjyqtarët janë terrorizuar sot.

Çfarë hapash do të ndërmerrni pas këtij kontrolli të befasishëm në banesë?

Do të presim me qetësi hetimet dhe më pas besoj se Damini do të kërkojë në rrugë ligjore dëmin moral që i është shkaktuar.

Kujt i përkisnin paratë?

Janë të djalit të tij, i cili merret me biznes. Ka toka të marra me qira në Lushnje.

Po fishekët?

Janë të Skënder Daminit, i cili ka pasur leje për armë, por me daljen e ligjit për armët e ka dorëzuar atë, por fishekët i ka harruar.

A e ka zbardhur pjesën e vet të vendimit për Dritan Dajtin?

Akoma nuk e ka zbardhur dhe ky është problemi: ende pa u zbardhur vendimi merren këto masa. Fakti që pikërisht për këtë vendim ka nisur çështja penale, si mundet që ta zbardhë këtë vendim?

Next Post
Grabitën dhe vranë biznesmenin grek, identifikohen dy shqiptarët

Grabitën dhe vranë biznesmenin grek, identifikohen dy shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In