• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Autoritetit të Dosjeve: Drita Çomo u skedua që 16 vjeç. Dosja e Martin Camajt, jo bashkëpunim me Sigurimin, por…!

by Java News
16/03/2024 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në Neës24 ka zbuluar detaje nga veprimtaria dhe puna e këtij institucioni.

Sula u shpreh se dosja për Martin Camajn në arkivë nuk është dosje e bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit asokohe.

Ajo shtoi se kjo dosje përmban profilin e tij dhe ka dokumente të sajuara nga Sigurimi i Shtetit për ta kërcënuar atë me jetë.

Sula ka folur po ashtu për dosjen e Drita Çomos duke thënë se për këtë të fundit dosja u hap që në moshën 16-vjeçare dhe në të ajo përshkruhet me nota urrejtjeje nga autoriteti i kohës.

“Institucioni u bë 7 vite që ekziston dhe është krijuar në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve. Rast pas rasti bëhet kërkesa për de klasifikim dhe kryhet. Institucioni ka edhe një aksion të vetin duke kryer de klasifikime në mënyrë më masive për t’i ardhur në ndihmë publikut.

 

 

Për sa i përket dokumenteve që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare, ka një proces më të gjatë ku marrim ndihmë edhe nga institucione apo specialistë të tjerë. Kemi një komision të brendshëm të de klasifikimit dhe procesi është kolegjial.

Për Martin Camajn po përmbyllim një proces të nisur prej kohësh. Nuk dua të nxjerr konkluzione, por ne kemi nxjerrë se dosja për të nuk është një bashkëpunimi, por është një dosje e profilit të tij dhe ka dokumente të sajuara nga Sigurimi i Shtetit për ta kërcënuar atë me jetë, ose ka letra vetë të falsifikuara nga vetë sigurimi për Martin Camajn.

Një ndër dokumentet më pikante ishte fati tragjik i Barbara Orgockas, një grua polake që martohet me një shqiptar. Fati i saj dihet, ajo u akuzua për spiunazh dhe përfundoi keq. Ne gjetëm letrën në dosjen e saj që mamaja i shkruan diktatorit të asaj kohe ku i lutet për fëmijët dhe fatin e saj.

Ne po bëhemi gati për klubin e librit dhe kemi librin e Drita Çomos, fati i saj dhe familjes ishte tragjik. Fati e goditi me një sëmundje të pashërueshme dhe ajo tregon mungesën e kontaktit me familjen në mënyrën e saj rinore. Të bën përshtypje të thellë që dosja u hap për të në moshën 16-vjeçare. Ka një urrejtje të hapur që në fillim ndaj saj në dosje. Mënyra si e komentojnë tregojnë për një situatë jo njerëzore, si në spital edhe në shoqëri”, u shpreh ajo mes të tjerash./m.j

Next Post
Gati natën e Kadrit xhamia e Namazgjasë? Nënkryetari i KMSH: Punimet drejt përfundimit, shpresojmë të hapet këtë muaj të shenjtë

Gati natën e Kadrit xhamia e Namazgjasë? Nënkryetari i KMSH: Punimet drejt përfundimit, shpresojmë të hapet këtë muaj të shenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

July 10, 2026
Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

July 10, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Parashikimi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja në punë dhe surpriza në dashuri

July 10, 2026
I riu gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit, nisin hetimet për shkakun

Konflikt në familje në Durrës, 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim

July 10, 2026
Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

July 10, 2026
Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

July 10, 2026
“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

July 10, 2026
Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

July 10, 2026
Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

Ligji i faljes, fshihen detyrime në vlerën 313 milionë euro

July 10, 2026
Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In