• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prençi: 1300 familje të përmbytura, Fierin dhe Vlorën i shpëtoi parashikimi i saktë

by A R
05/12/2017 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Reshjet, që pushtuan vendin javën që lamë pas, kanë përmbytur plot 1300 familje. Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi. I kontaktuar nga JavaNews.al, Prençi shton se në total janë 2700 shtëpi dhe ambiente private që kanë pasur prezencë uji në lartësinë 10-12 centimetra, por vetëm 1300 prej tyre kanë dëme serioze.

Por pavarësisht se situata e rrezikshme kaloi, kreu i Emergjencave shprehet se hidrovoret janë ende në punë dhe po punojnë me kapacitet të plotë për largimin e ujit. Sipas tij, nga shtrati i lumit Vjosa nuk ka më kapërcime nga argjinaturat.

“Që prej 2 dhjetorit nuk bëhet më fjalë për përkeqësim të situatës apo kërcënim për jetët e njerëzve” – shprehet Shemsi Prençi për JavaNews.al.

Përballim i suksesshëm i situatës, sipas Drejtorit të Emergjencave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka të bëjë edhe më një rast unik. Ai shprehet se për reshjet e këtij dimri duhen falenderuar në radhë të parë Gjeoshkenca dhe Gjeouji.

“Së pari duhen falenderuar për parashikimin e saktë që bënë për prurjet e reshjeve dhe lumenjve, gjë që bëri të minimizoheshin dëmet në Vlorë dhe Fier. Informimi shtatë ditë para nisjes së reshjeve ishte më i sakti dhe brenda çdo standardi dhe metodologjie të Bashkimit Evropian” – thekson Shemsi Prençi.

Ai shton për JavaNews.al se ka qenë pikërisht ky paralajmërim që shpëtoi jetët e njerëzve dhe bagëtitë, duke i ngjitur në katet e dyta dhe të treta fillimisht dhe duke përqendruar më pas të gjithë vëmendjen tek ta.

“Për të ardhmen del si detyrë që pushteti vendor dhe Ministria e Bujqësisë të kenë prioritet ndërtimin e argjinaturave, kryesisht për të parandaluar prurjet nga lumenjtë dhe përrenjtë malorë. Pasi dihet se kjo është pasojë edhe e dëmtimit të maleve dhe kodrave që u janë bërë ndër vite nga dora e njeriut” – thotë kreu i Emergjencave.

Sipas Shemsi Prençit, problematika e këtij rasti është përballuar me sukses edhe pse ende ka vend për përmirësim si në marrjen e masave, ashtu edhe në ndërhyrje. /JavaNews.al

Next Post
Presidenti i PE viziton Shqipërinë në 2018: Jeni në rrugën e duhur drejt BE

Presidenti i PE viziton Shqipërinë në 2018: Jeni në rrugën e duhur drejt BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In