• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krenari kuqezi në Nju-Jork, Mark Gjonaj: Kufijtë ndajnë shtetet, por jo zemrat e shqiptarëve

by A R
27/11/2024 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festa e Pavarësisë ishte një ditë krenarie për komunitetin shqiptar në SHBA, teksa të mbledhur bashkë në Times Square, ngritën flamurin kombëtar, shkruan A2 CNN.

Në ceremoninë që i bëri bashkë në mbrëmje, në hollin e bashkisë së qytetit, merrnin pjesë një sërë personalitetesh të shquara nga të gjitha viset dhe të ftuar gjithashtu nga të gjitha trevat. Në këtë organizim, të drejtuar nga Mark Gjonaj, kreu i Këshillit të Diasporës në Amerikë, pjesëmarrësit vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar ndër vite.

“Kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm, një krenari për mbarë shqiptarët. Ajo na kujton çfarë kanë bërë të parët tanë dhe na bën krenarë për çfarë kemi arritur deri më sot. Ju jeni shembulli më i mirë. Komuniteti shqiptaro-amerikan është prova më e fortë e lidhjeve dypalëshe”, tha Suela Janina, ambasadorja shqiptare në Kombet e Bashkuara.

Nuk mungoi as urimi i ambasadorit shqiptar Ervin Bushati. “Kjo është një ditë e veçantë. Më kujtohet vetja teksa studioja në Çikago në vitin 1997 dhe duhet ta pranoj që sot jetojmë në një realitet më të mirë”, tha ai.

Krenari kuqezi në Nju-Jork, Mark Gjonaj: Kufijtë ndajnë shtetet,

Mark Gjonaj vlerësoi rolin e miqve amerikanë në rrugën e vështirë përgjatë viteve dhe çmoi diasporën për përçimin e vlerave. “Ju jam mirënjohës që kurrë nuk e harruat nga keni ardhur. Edhe pse prej vitesh keni zënë rrënjë në këtë vend, nuk harruat asnjë çast të përçoni vlerat që mbartni tek fëmijët tuaj dhe të gjithë ata me të cilët keni kontakte. Unë jam krenar që në këtë sallë janë edhe disa që kanë sakrifikuar shumë për të mirën e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky komunitet vazhdon të japë, deri edhe në sakrificë, për më të mirën e vendit tonë. Vazhdoni atë që bëni. Investoni në identitetin tonë. Nëse harrojmë rrënjët tona, do të bënim padrejtësi ndaj njerëzve tanë”, tha kryetari i Këshillit të Diasporës.

Teksa një sërë personalitetesh ia dhanë fjalën njëri-tjetrit në foltore, në fund, Gjonaj tha se nuk mund të shkëputej nga misioni i përbashkët për një imazh më të mirë të Shqipërisë. “Ka një thënie që thotë se kufijtë ndajnë shtetet, por jo zemrat e shqiptarëve, që rrahin njësoj ngado”.

/a.r
Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 28 Nëntor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In