• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kremtohet jubileu i 60-të i marëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës

by A R
26/01/2024 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Qendrën Kombëtare të Arteve Skenike në Pekin u mbajt një pritje për 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Francës.

Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping ,duke përshëndetur përmes videos , vuri në dukje se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës 60 vjet më parë ishte një ngjarje e madhe në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kryetari Mao Ce Dun dhe gjenerali Sharl de Gol përdorën mençurinë dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm për të hapur dyert e shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe Perëndimit, duke i sjellë botës shpresë në mes të Luftës së Ftohtë. Gjatë 60 viteve të fundit, marrëdhëniet kino-franceze kanë qenë gjithmonë në pararojë të marrëdhënieve të Kinës me vendet perëndimore, duke sjellë përfitime për popujt e të dy vendeve dhe duke kontribuuar në paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin botëror.

Xi Jinping theksoi se historia unike e marrëdhënieve Kinë-Francë ka formuar “frymën kino-franceze” të pavarësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë, largpamësisë dhe përfitimit të përbashkët. Duke u përballur me uljet dhe ngritjet e epokës së re, Kina dhe Franca duhet të mbështesin synimin fillestar të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të përballen aktivisht me të ardhmen dhe të guxojnë për ndryshim.

“Të dyja palët duhet t’i zhvillojnë në mënyrë të palëkundur marrëdhëniet e tyre dhe t’i përgjigjen pasigurisë së botës me qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Kinë-Francë. Ato duhet t’i marrin Vitin e Kulturës dhe Turizmit Kinë-Francë dhe Olimpiadën e Parisit si një rast për të zgjeruar shkëmbimet njerëzore e kulturore, duhet të mbrojnë së bashku barazinë dhe të kërkojnë përfitimin e ndërsjellë, të promovojnë një botë shumëpolare e një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës,” u shpreh Xi.

Ai shtoi më tej që Kina dhe Franca duhet të vazhdojnë të japin kontribut për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë botërore dhe për t’iu përgjigjur sfidave globale, duhet të kërkojnë përfitimin e ndërsjellë, të thellojnë bashkëpunimin tradicional dhe të eksplorojnë në mënyrë aktive industritë e gjelbra e të pastra, duke vazhduar të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e reja si energjia e gjelbër dhe e pastër, shkruan CMG

Presidenti francez Emmanuel Macron dërgoi gjithashtu një videomesazh. Macron-i tha se 60 vjet më parë, gjenerali Sharl de Gol e kapërceu logjikën e konfrontimit në kampe dhe mori vendimin historik për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. “Sot ne kemi përgjegjësinë që, mbi bazën e objektivave ambiciozë të përcaktuar në vitin 1964, të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar bashkërisht një partneritet që jo vetëm plotëson nevojat e të dy popujve, por është gjithashtu në favor të paqes dhe qëndrueshmërisë botërore. Franca është e gatshme të punojë me Kinën për t’iu përgjigjur sfidave globale dhe për të promovuar zgjidhjen e krizave ndërkombëtare. Viti 2024 është gjithashtu Viti i Kulturës dhe Turizmit Francë-Kinë, dhe të dyja palët do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë rast për të intensifikuar shkëmbimet ndërmjet të dy popujve, veçanërisht të rinjve, dhe për të hedhur një themel më të fortë për të ardhmen e marrëdhënieve franko-kineze,” u shpreh ai.

Next Post
Rama flet si pacient i QSUT-së: Kirurgu im ishte demokrat 24 karat, çfarë më tha në sallën e operacionit

Rama flet si pacient i QSUT-së: Kirurgu im ishte demokrat 24 karat, çfarë më tha në sallën e operacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

April 15, 2026
Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

April 15, 2026
Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

April 15, 2026
Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

April 15, 2026
Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

April 15, 2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

April 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

April 15, 2026
Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In