• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kreditë e pashlyera, bankat nxjerrin në shitje rafinerinë dhe pasuritë e ARMO-s

by Java News
09/03/2016 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ARMO, një nga 35 kompanitë e listës së subjekteve që mbajnë rreth 60 për qind të totalit të kredive të këqija, ndodhet nën valën e sekuestrove për llogari të bankave, shkruan Gazeta Shqiptare. Shoqëria është njëkohësisht në pronësi të shtetit, në masën 15 për qind. Më 3 mars 2016, u regjistrua një shpallje nën sekuestro nga një bankë e nivelit të dytë për dy kredi të pakthyera në vlerën 2.8 milionë euro që ishin marrë në vitet 2010 dhe 2011. Një bankë tjetër para disa ditësh shpalli vendosjen nën sekuestro të një pjese të aseteve për huan 20 milionë euro. Po ashtu, edhe kompania shtetërore “Albpetrol” ka fituar një gjyq për pagesat e pashlyera të furnizimeve me naftë bruto, në vlerën 30 milionë dollarë. Të dyja bankat, nëpërmjet zyrave përmbarimore, i kanë kërkuar QKR-së “Vendosjen e sekuestros mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria ARMO dhe dorëzanësve të tij, ‘Anica Mercuria Refinery Associated’ dhe kompanisë tjetër ‘Deveron Oil Albania’. Pak ditë më parë, një përmbarues privat që kishte nxjerrë në shitje për llogari të njërës prej bankave të nivelit të dytë, uzinën e përpunimit të naftës në Fier, pronë e ARMO-s, njoftoi dështimin e ankandit të zhvilluar më 19 shkurt 2016. Ankandi ofroi një çmim fillestar prej 2.8 miliardë lekësh (rreth 20 milionë euro), por siç njoftoi përmbaruesi, nuk pati asnjë kërkesë për blerjen e aseteve, që mund të shiten edhe të ndara. Bëhet fjalë për 51 objekte (troje, godina, makineri etj.), ku vlerën më të madhe e kanë linja teknologjike, depozitat e karburantit, sipërfaqe prej dhjetëra mijëra m², në fshatin Drizë, pranë ish-Azotikut në Fier. Në këto kushte, përmbaruesi privat ka njoftuar kreditorin se do të zhvillojë një ankand të dytë më 23 mars 2016, por tashmë me vlerë më vogël. Urdhri i ekzekutimit u lëshua nga Gjykata e Tiranës më 9 tetor 2015, mbi bazën e kontratës së kredisë bankare të vitit 2012. Kontrata është ristrukturuar dy herë, në dhjetor 2014 dhe në qershor 2015, por banka nuk ka marrë mbrapsht detyrimin. Ankandi i dytë, sipas njoftimit të përmbaruesit, do të zhvillohet më 3 mars 2016 dhe do të nisë me vlerë fillestare më të ulët, 1 960 580 720 lekë. Dy vjet më parë, kompania nga Azerbajxhani mori 85 për qind të aksioneve të ARMO-s, nga biznesmeni Rezart Taçi, përfshirë borxhet ndaj kreditorëve dhe qeverisë (taksat e papaguara). Rafineria u privatizua në 2008-n kundrejt shumës 128 milionë euro, e cila ishte një kredi e marrë jashtë shtetit nga grupi privatizues. ARMO ka dy rafineri, në Ballsh dhe Fier me kapacitet përpunimi 1.5 milionë tonë në vit, kapacitet magazinimi 220 000 metra kub, si dhe zotëron një termocentral, të ndërtuar më 1970-n në Ballsh. Shoqëria ka rreth 1500 të punësuar në të gjithë Shqipërinë, të cilët herë pas here kanë protestuar për pagesat e pashlyera nga shoqëria.

Privatizimi

ARMO është në planet e privatizimit të shpallura nga Ministria e Ekonomisë, ku synohet të shitet pjesa e aksioneve të shtetit, 15 për qind e tyre, që vlerësohen të paktën 22 milionë euro. Sipas raportit vjetor të KLSH-së, shteti, nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë, në 13 shoqëri (sha) ka aksione nën 50% të kuotës së tyre. Në shumicën e këtyre, sipas raportit të KLSH-së, ministria ka kërkuar privatizimin e kuotave që ka nën zotërim, duke thirrur disa herë mbledhjen e aksionerëve. Për shkak të problematikave që kanë shoqëruar këto kompani me vite, nuk është realizuar vlerësimi i kuotave të ortakut shtetëror, pasi nuk jepet miratimi në parim i aksionerit që zotëron shumicën (mbi 50%). Këto shoqëri, në mbledhjet e asamblesë, duke zotëruar shumicën e aksioneve, vendosin për miratimin e pasqyrave financiare dhe ndryshimin e kapitalit të shoqërisë, duke zvogëluar aksionet shtetërore, thekson raporti i KLSH-së. Çështjet e ndryshme gjyqësore me të tretë, pengimi i ekspertëve të autorizuar për vlerësimin e kuotave apo aksioneve shtetërore, niveli i humbjeve të tyre si rezultat i keqmenaxhimit, janë disa nga shkaqet që kanë sjellë zvarritjen e procesit të vlerësimit të kuotave të aksioneve shtetërore, sipas raportit. Një nga këto subjekte është ARMO sha, të cilës këtë vit nuk i janë miratuar pasqyrat financiare, sepse rezulton me një humbje prej 74 725 mijë lekësh. Kjo shoqëri vazhdon aktivitetin, duke mos miratuar propozimin për privatizimin e kuotave shtetërore.

BW

Next Post

Zgjedhja e gjyqtarëve, Manjani propozon short elektronik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

October 25, 2026
“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

October 25, 2026
La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

October 25, 2026
Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

October 25, 2026
U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

October 25, 2026
Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

October 25, 2026
Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

October 25, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Tirana në vandalizëm: Dhuna nuk është protestë, dialogu është e vetmja rrugë!

October 25, 2026
“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In