• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ nuk i heq mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, PD-LSI rrëzojnë kërkesën e PS

by Java News
03/11/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD dhe LSI kanë bashkuar votat duke rrëzuar një kërkesë të dy anëtarëve të PS-së në KQZ pë ti hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj për shkak se e kap ligji i dekriminalizimit.

Anëtarët e PD dhe LSI vlerësuan se për këtë cështje ështv diskutuar njëherë në 2016 dhe KQZ ka mbajtur një qendrim që mandati nuk duhet ti hiqej.

Dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, depozituan në KQZ kërkesën për të hequr mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, bashki e fituar nga Partia Demokratike

Kërkesa e dy anëtarëve të mbështetur nga Partia Socialiste ishte në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe dy anëtarët e KQZ pretendojnë se Agron Kapllanaj është dënuar në Itali, në vitin 1995, për veprën penale “vjedhje”.

Këtë fakt kryebashkiaku i Mallakastrës e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit kur fitoi mandatin në vitin 2015. Sipas Kodit Penal Italian, neni 624, thuhet se “kushdo që i merr tjetrit sendet me forcë dhe në fund merr përfitimin për vete apo për të tjerët, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet dhe me gjobë nga 150 euro deri në 516 euro”.

DEBATI

Eridian Salinji (Perfaqesues i PS): Ti (Zguri) nuk mund të mbrohesh këtu se je i pavarur. Se ku i je i varur ti e di vetë. Deklarata që bëri PS duhej bërë shumë ditë më përpara jo sot. Ti sot e ke vënë në dyshim karrigen që ke. Ti nuk mund të fshehësh kërkesën. Kjo ndodhi, është përgjegjësi e juaja. Nëse shkel ligjin, duhet të presësh edhe përgjigjen. Ti erdhe me një marrëveshje politike aty. Marrëveshja ka mbaruar tani dhe besoj që edhe ti je i fundit i mohikanëve. Në rastin e Kapllanajt ligji i dekriminalizimit ka edhe efekte prapavepruese. Personi në fjalë është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Arsyetimi i Prokurorisë është jologjik.

eridian salianji

Ivi Kaso (Përfaqësuesi i PS): PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Sajmir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZ-së, është ndeshur edhe në dy raste të tjera kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011 kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004 ai e ka deklaruar vetë.

ivi kaso

 

Agron Kapllanaj
Agron Kapllanaj

 

Njoftimi i PS

“KQZ ditën e sotme do të marrë në shqyrtim Vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit”

“Konstatojmë se në kundërshtim flagrant me ligjin, Prokuroria, ndonëse në vendimin e saj e pranon se subjekti deklarues Agron Kapllanaj përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, gërma c) të ligjit 138/2015 … pasi … me vendim të datës 07.04.2003, cili ka marrë formë të prerë në datë 17.02.2004, z.Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”…”, si përfundim vendos të mbyllë të dy sytë për këtë kryebashkiak përfaqësues të Partisë Demokratike, duke i falur atij qëndrimin në detyrë, me arsyetimin se “ndalimi 10-vjeçar i parashikuar nga ligji për dekriminalizimin në lidhje me këtë masë dënimi ka përfunduar tashmë prej 1 viti” (në 16.02.2016). Ndërsa vepron kështu, Prokuroria harron, apo bën sikur harron se, për shkak të natyrës dhe qëllimit të posaçëm të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësi vendosi që t’i japë atij fuqi prapavepruese, ndaj edhe koha prej nga kur duhet të fillojë përllogaritja nuk është dita kur Prokuroria përfundon verifikimin e saj, por koha kur subjekti që verifikohet ka marrë mandatin, pra këtu e dy vite më parë, në qershor 2015. Rrjedhimisht, mandati i Kapllanaj tashmë dukshëm rezulton të jetë në kushtet e pavlefshmërisë absolute, pasi është subjekt i ndërshkueshëm prej ligjit “për dekriminalizimin”.
Si të mos mjaftonte “zemërmirësia” e paligjshme, sepse ligji nuk i ka dhënë tagër Prokurorisë të bëjë intepretimin apo të falë ndonjë subjekt dhe si të mos mjaftojë as standardi i dyfishtë i Prokurorisë, kësaj i shtohet edhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Kryetarit të KQZ (përfaqësues i opozitës), i cili ndonëse e ka patur në zyrën e tij këtë informacion që në datën 16.10.2017, me urdhër të Lulzim Bashës vendosi të mos respektojë detyrimin ligjor për ta përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, sikundër e detyron neni 10 i ligjit nr.138/2015 “për dekriminalizimin”., thuhet në njoftimin e PS.

Më tej PS vjon duke sqaruar se “U desh iniciativa e dy anëtarëve të KQZ, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes së KQZ përmes një procedure të pazakontë, që më në fund çështja të shqyrtohet sot në KQZ.
Le të shpresojmë që sot, të shtatë anëtarët e KQZ, do të jenë lartësinë që iu imponon detyra dhe ligji, për të vendosur përfundimin e mandatit të këtij subjekti, i cili përtej çdo konsiderate njerëzore, nuk meriton më të qëndrojë në detyrën e lartë të Kryebashkiakut të Mallakastrës.”

Partia Demokratike, e cila gjoja përbetohet si “luftëtare” e dekriminalizimit të politikës, përmes këtij veprimi të njeriut të përzgjedhur prej saj në krye të KQZ, humbi një tjetër rast për të treguar se është e angazhuar seriozisht dhe pa dallime politike në këtë betejë.
Ne, dhe jam i sigurt se edhe partnerët e Shqipërisë, do ta ndjekim me vëmendje vendim-marrjen e sotme të KQZ për vijimin e zbatimit me përpikmëri të ligjit të “dekriminalizimit”, mbyll njoftimin PS.

a.ç

Next Post
Veliaj pret homologun e Roterdamit: Forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

Veliaj pret homologun e Roterdamit: Forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In