• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ dërgon sërish fletët e votimit në KZAZ-në e Vaut të Dejës

by Java News
28/06/2019 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë për mediat njofton se është duke punuar për shmangur çdo problematikë që mund të cënojë rregullin dhe funksionimin e punës së administratës zgjedhore.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinionin publik se në zbatim të Kodit Zgjedhor, kur na ndajnë vetëm dy ditë nga dita e zgjedhjeve, po  punon intensivisht për të shmangur çdo problematikë që mund të cënojë rregullin dhe funksionimin e punës së administratës zgjedhore, ditën e votimit dhe gjatë numërimit të votave.

Sikundër opinioni publik është informuar nga mbledhjet live të KQZ_së dhe nga media, edhe në ato raste kur objektet zgjedhore dhe materialet zgjedhore janë dëmtuar, KQZ ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për të siguruar që infrasturktura zgjedhore të jetë e në dispozicion të administratës zgjedhore,  në mënyrë që ditën e votimit, datë 30 qershor 2019, të gjithë qytetarët t’i drejtohen Qendrave të Votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës”.

Në deklaratë thuhet se materialet zgjedhore të dëmtuara në KZAZ-në nr 6 në Vaun e Dejes, në qarkun e Shkodrës janë zëvendësuar.

“Sa më sipër, për dëmtimin pothuajse total të materialeve zgjedhore në KZAZ-në nr. 6, Bashkia Vau Dejës, Qarku Shkodër, KQZ ka marrë masat dhe do të pajisë KZAZ-në nr. 6 me të gjithë materialet zgjedhore, përfshirë këtu edhe fletët e votimit, për të zhvilluar procesin zgjedhor në datë 30 qershor, edhe në këtë bashki.

Pavarësisht ngarkesës së shtuar për shkak të problematikës së njohur nga publiku, KQZ ka vijuar si në çdo proces zgjedhor me veprimtaritë për aftësimin dhe rritjen profesionale të komisionerëve të qendrave të votimit, të cilët në këtë proces kanë në përbërjn e tyre edhe shtetas të emëruar kryesisht, nga KZAZ-të, mbi bazën e vullnetit të shprehur prej tyre për tu angazhuar në administrimin e procesit zgjedhor, të datës 30 qershor 2019”.

Gjithashtu në përfunim të deklaratës KQZ shfaqet e gatëshme të trajnojë komisionerë, për të bërë detyrën në mënyrë profesionale.

“Duke qenë se zbatimi i kalendarit të trajnimit të KQV-ve u vështirësua për shkak të refuzimit të disa bashkive për të vënë në dispozicion ambjentet e shkollave, trajnerët e KQZ-së, do të jenë të gatshëm të ofrojnë në vijimësi trajnim, me qëllim që çdo komisioner të jetë i aftësuar për ta ushtruar detyrën e tij në mënyrë profesionale”.

Next Post
Kukësi shpëton nga përballja me Romën, përfiton nga përjashtimi i Milanit

Kukësi shpëton nga përballja me Romën, përfiton nga përjashtimi i Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In