• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KOSOVE/ Thaçi dekreton: Zgjedhjet në Kosovë, më 11 qershor

by Java News
11/05/2017 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor. Telegrafi ka mësuar se presidenti Hashim Thaçi këtë vendim e ka marrë pas takimit që pati me partitë politike. Edhe burime brenda Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se tashmë janë njoftuar se zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor.

Presidenti Thaçi gjatë orëve të paradites ka mbajtur një takim konsultativ me partitë politike. Shumica e partive politike kanë preferuar 11 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Në këtë takim kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se KQZ në kuadër të kompetencave që ka do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo tha se KQZ pret bashkëpunim me të gjitha institucionet, ndërsa ftoi subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

FOTOT/ Të gjithë te Presidenti, çfarë tha Thaçi për datën e zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësues të partive politike, është deklaruar se datat e zgjedhjeve do të jenë 11 ose 18 qershori.

Përfaqësuesit e partive parlamentare në Kosovë janë pajtuar, të enjten, që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend të mbahen më 11 përkatësisht, 18 qershor.

Takimi i shefave të grupeve parlamentare me presidentin Thaçi.

Diskutimi rreth datës ishte temë qendrore e një takimi të përbashkët konsultativ që presidenti Hashim Thaçi, e thirri me përfaqësuesit e partive politike pas vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Pas takimit, presidenti Thaçi u paraqit para medieve duke thënë se ai shumë shpejt do të vendos rreth datës përfundimtare, duke vendosur të zgjedh njërën nga dy propozimet që kishte dëgjuar nga partitë politike, dhe ato ishin 11 dhe 18 qershor.

Në këtë takim, nuk mori pjesë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar se nuk e njeh Thaçin si president të vendit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u nxitën pas një mocioni të mosbesimit për qeverinë në Kuvendin e Kosovës, të mërkurën, kur shumica e deputetëve votuan për rrëzimin e saj.

FOTOT/ Të gjithë te Presidenti

Ka nisur takimi konsultativ i presidentit Thaçi me anëtar të partive politike për caktimin e datës se zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë takim po marrin pjesë: Hajredin Kuçi nga PDK, Ismail Kurteshi nga VV,  Pal Lekaj nga AAK, Valdete Bajrami nga Nisma, Agim Bahtiri nga AKR, Ferid Agani nga Partia e Drejtësisë, Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, Slavko Simiq nga SLS

Prezente në këtë takim është edhe Valdete Daka nga KQZ. ‘Indeksonline’, do të iu mbajë të informuar për rrjedhen e këtij takimi.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, do të takohet më përfaqësuesit e partive politike, për të vendosur për datën e zgjedhjeve të parakohshme, raporton “Zeri.info”.

Hashim-Thaçi-1-650x358

Takimi do të mbahet sot në ora 08:45.

Ndërkohë, dje Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rrëzimit të Qeverisë. Nga gjithsej 115 deputetë sa ishin në sallë, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime.

Next Post
Shqiptari tenton të vrasë gruan, por telefonata e vajzës 10-vjeçare shmang tragjedinë

Itali, operacion masiv i policisë, prangosen 23 persona mes tyre dhe shqiptarë

Comments 1

  1. Afrim J says:
    9 years ago

    Përshendetje nga Afrim Jashari.
    si ka mundsi na me banim ne perendimi, per te vutuar.
    presim nje pergjigjen ose nje dihm ose sugjerim
    flm per mirkuptim??????

    Reply

Leave a Reply to Afrim J Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In