• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë-Shqipëri/ Debati i futbollit përballë nacionalizmit

by Java News
30/03/2017 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një debat të fshehur, që ushqehet vetëm në rrjetet sociale, por edhe në mjedise social-kulturore, ku individë të ndryshëm përplasin ide por edhe pretendime, që lidhen me Kosovën dhe e kundërta nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Nga më të fundit kanë qenë ato lidhur me lojtarët e përfaqësueses së futbollit dhe interesat e përbashkëta, që shpesh bien ndesh me njëra-tjetrën. Mosekzistenca e shtetit kosovar,  që dikur konsiderohej si një shtrëngesë për lojtarët, tashmë është një fat me krijimin e këtij shteti. Lojtarët e saj kanë të mundur të zgjedhin mes dy përfaqësueseve shqiptare. Në fakt, pikërisht ky element ka nxjerrë disi atë që sot transferohet nga fushat e lojës në marrëdhënien mes dy vendeve tona, një lloj stigme të fshehur, që sociologët ende se kanë kategorizuar.

Trajneri italian i përfaqësueses De Biasi në një intervistë të ditëve të fundit do e konfirmonte se prania e Kosovës në eliminatore ka kufizuar në përzgjedhje Shqipërinë. Ai ka konfirmuar gjithashtu se ekziston një mirëkuptim i ndërsjellë ndërmjet Federatave të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilat nuk duhet t’i prishin planet njëra-tjetrës. Dhe, që funksion në dukje. Por, e vërteta është se pavarësisht fjalëve dhe marrëdhënieve shumë të mira, Federatat respektive e ndjejnë tensionin prej reagimeve të trajnerëve të tyre. Jo pak herë objekt vëzhgimi i trajnerëve respektivë janë të njëjtët lojtarë. Jo pak herë, me lobingjet e tyre, ata punojnë tek të rinjtë për të ofruar alternativat më të mira, që duhet thënë se bëhen duke përdorur elementë të ndryshëm, që i vendosin shkopinj në rrota njëri-tjetrit.

Ka qenë një gjetje interesante ajo që përdori trajneri kosovar Bunjaki para një ndeshje ndërkombëtare, që përkundrejt simbolikës të njëjtë nacionaliste që përdoret si frymëzim nga shqiptarët, të gjente një autor kosovar. Poezia e Podrimes në fakt do të thoshte shumë për Kosovën, por jo shumë për Shqipërinë, krejt ndryshe shumë autorë shqiptarë, për vetë specifikën e tyre, përdorin figuracione që përfshijnë areal gjithëpërfshirës kombëtar.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme është sjella e tifozëve. Ka një kërcitje të madhe të grupeve të ndryshme, që e përcjellin simbolikat e tyre nacionaliste shqiptare. Prej kohësh shikohet që grupimet e ndryshme e përcjellin këtë kërcitje të marrëdhënieve me Shqipërinë. E fundit erdhi nga “Dardanët”, një nga grupimet më të mëdha të tifozerisë kosovare, që tashmë e kërkojnë në mënyrë ultimative stadiumin në Kosovë prej mënyrës së trajtimit në Shqipëri, që duhet thënë se lidhet me një lloj shemrie të hershme me Kosovën. Në fakt, policia shqiptare jo vetëm s’është korrekte shpesh me tifozët kosovarë, por nuk lejon edhe të shfaqet nacionalizmi i tyre, kur nuk bie ndesh me rregullat e UEFA/FIFA.

Ndërkohë vetë qëndrimi ndaj Kosovës ka ndarë kosovarët, ku lideri i “Plisave” Albert Kastrati e ka krahasuar atë me banerin e Arbëreshëve të cilët në ndeshjen Itali – Shqipëri shpalosën banerin “Një gjuhë, një gjak, një komb”. Lideri i Dardanëve, Berisha, ua ka kthyer se: “S’ka njeri që është kundër Kosovës sime, jo, këta janë do huliganë që as veten s’e duan. Në tifo-grupin tonë janë njerëz që e duan vendin e jo njerëz droga e rakia e kundër shtetit që jetojnë. Le të më thonë këta farë patriotash se ku e kanë pa atë sen që ne jemi kundër bashkimit kombëtar e kundër Shqipërisë, po ai baner është qel në tokën shqiptare e jo në Greqi e as në Rusi… Marre llaskuca t’pabesë”.

Anipse kjo gjuhë nuk përcillet në Shqipëri, që janë tejet indiferent me Kosovën, por edhe pak si shumë nënvlerësues, duke mos e parë si realitet real ndarjen e Kosovës në futboll. Në simbolikat e tifozerive zakonisht mungojnë shfaqjet nacionaliste që lidhen me Kosovën, por edhe një indiferencë e hapur për performancat e saj, përfshirë dhe ato që lidhen me rezultatet e mira ndërkombëtare…Duket se nacionalizmi shqiptar po fillon e preket mu në arealin e saj më besnik, marrëdhënien në sport Shqipëri-Kosovë. (Javanews)

 

Next Post
Një tetraplegjik në Panairin e Punës, historia e juristit që aksidenti i ndryshoi jetën

Një tetraplegjik në Panairin e Punës, historia e juristit që aksidenti i ndryshoi jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

August 17, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

August 17, 2026
Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

August 17, 2026
Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

August 17, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent! Çfarë pritet?

August 17, 2026
Tifozi i Berishës shfaqet si avokat i Pëllumb Gjokës dhe sulmon Bardhin: SPAK të hetojë për publikim të sekretit hetimor

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

August 17, 2026
Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

August 17, 2026
Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

August 17, 2026
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com