• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kosovë, plaga është majisur shumë

by Ben Andoni
10/05/2017 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prishja e koalicionit mes LDK-së, kryesuar nga Isa Mustafa dhe PDK-së, kryesuar nga Kadri Veseli në Kosovë, dy forcat kryesore që kanë dominuar jetën politike kosovare është përjetuar shumë keq në gjirin e formacionit, që identifikohet me Ibrahim Rugovën. Por, krejt ndryshe partia tjetër e krijuar nga Thaçi e kishte trasuar udhën për këtë kundërshti. Përmes kreut të grupit parlamentar Pajaziti ajo i ka renditur gabimet e qeverisjes, aleatit, ku edhe vetë kishin pjesë jo të vogël!

Ajo që ishte ravijëzuar me kohë në Kosovë dhe që kryeministri Mustafa u mundua ta shtynte sa më tej me akrobaci teknike dhe protokollare ishte fakti se PDK-ja, po punonte bashkë me opozitën për ta përmbysur. Në një akt disi të habitshëm për demokracinë parlamentare, të mërkurën e 10 Majit, PDK-ja ka mbështetur mocionin e opozitës dhe ka hedhur poshtë punën e qeverisë së vet të koalicionit me LDK-në.

Duke e mënjanuar retorikën patetike të dy liderave respektivë, rreshtat e tjerë të anëtarësisë së lartë u derdhën me akuza, që treguan atë që në Kosovë mendohet rëndom për anëtarë të veçantë të UÇK-së, Gjykatën Speciale, lidhjen e politikës me biznesin dhe krimin, por edhe me akuza të drejtpërdrejta banale. Intensiteti i tyre tregon se plaga e Kosovës është e majisur shumë dhe është futur thellë në trupin e saj.

LDK-ja që e kish bërë vetë një akt të tillë tre vite më parë, nuk i duhet shumë të brengoset. Akti i të mërkurës, ngjan shumë me atë firmë të papritur të marrëveshjes së LDK-së për qeverisje me PDK-në, nënshkruar më 8 dhjetor 2014. Atëbotë ajo është konsideruar si një nga pafytyrësitë më të mëdha politike që formacioni i drejtuar nga Isa Mustafa kishte bërë ndaj aleatëve të vegjël të ashtuquajturit ‘Blloku VLAN’, i krijuar më 9 qershor të atij viti, sak një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014. Justifikimi i Mustafës në atë kohë ishte shumë i qartë: Nuk mund të vazhdohej me mendësinë që paraqiste grupi, duke aluduar për radikalizmin e shfaqur të aleatëve të tij: Haradinaj, Limaj dhe Kurti. Shkëputja, ndërkohë, u konsiderua dhe u përjetua si e këndshme sepse Mustafa mori postin e Kryeministrit, kurse Kadri Veseli, njeriu më i përfolur në Kosovë për vrasjet politike të aktivistëve të saj, ishte tashmë aleati në pushtet, në postin e kreut të Kuvendit.

Me këtë martesë interesi LDK-ja vuajti shumë ftohjen e bazës së saj, që e refuzoi por që në segmente të tëra nuk mund ta pëlqente këtë lidhje, me formacionin që e kish nëpërkëmbur por edhe që e akuzonte për vrasje. Se ç’ndodhi në parlament është e panevojshme të thuhet. Të përmendim veç gazin lotsjellës, fyerjet dhe bllokimet e panumërta. Mjaftojnë.

Megjithë optimizmin e Kadri Veselit dhe artikulimin e tij si kryeministër në hije dhe cilido që të jetë konfigurimi pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, atje do ketë sërish trazira. Kjo për arsye të hendekut të madh që mbart problematika e Demarkacionit dhe që tashmë nuk mund të bësh më fajtor LDK-në (zgjidhja do të afrojnë tashmë ata që e kanë kundërshtuar), apo çështjen e Asosacionit të Komunave serbe, të dy imperativë që duhen zgjidhur sa më shpejt, por edhe obligativë për të ardhmen.

Duket se Hashim Thaçi, paçka tagrit të munguar ka qenë kumbar i kësaj situate të re, krijuar nga lëvizjet në skakierën politike kosovare. Gjithsesi, kjo që ndodhi jo vetëm nuk do e forcojë besueshmërinë e tij, por do ta dobësojë. Shtuar dhe me veprimet që do të ndërmarrë shpejt Gjykata Speciale, kriza do të thellohet në aspekte të tjera, që lidhen me besimin mes palëve. Në Kosovë që sot askush nuk i beson më njeri-tjetrit.

Sa për LDK-në realisht ka ardhur koha që të ketë një qasje të re dhe tashmë duhet të shkundet fillimisht nga vetë njerëzit e saj, që kanë zënë pluhur në pushtet, pa u dalluar.

Ajo që e kuptohet është se Kosova do të vazhdojë me trazira sepse politikanët shqiptarët të Kosovës ende nuk janë të vetëdijshëm për misionin e tyre të madh, para qytetarëve të tyre se duhet të mundësojnë rrugëtimin normal të Kosovës në familjen e madhe të vendeve të Evropës dhe më gjerë. E kur kujton se tashmë hapen dyert e Gjykatës Speciale, plagët e Kosovës duket se do të majisen më tej…  (Javanews)

 

Next Post
Mustafa: Jo asociacion pa interesim nga serbët

Mustafa: PDK e rrëzoi qeverinë për interesa të klientelës së krimit e korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

June 5, 2026
“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

June 5, 2026
Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

June 5, 2026
Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

June 5, 2026
Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

June 5, 2026
Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

June 5, 2026
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

June 5, 2026
“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

June 5, 2026
Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

June 5, 2026
Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In