• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë / Nga 111 persona të akuzuar vetëm 40 të dënuar

by Java News
25/10/2018 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka mbajtur konferencë për media në të cilën është prezantuar publikimi: Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018. Në këtë publikim janë prezantuar edhe lëndët ku procedura penale është ende në zhvillim e sipër.

Pjesë të këtij publikimi janë edhe lëndët që kanë të bëjnë me një numër të akuzuarish të cilët pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre janë arratisur nga paraburgimi në Mitrovicë apo nga spitali i Mitrovicës gjatë viteve 2000 dhe 2001, raporton Koha Ditore.

Koordinatorja e projektit, Anka Kurteshi-Hajdari ka thënë se ky publikim do të jetë një burim i besueshëm dhe i dobishëm i informacioneve për këto gjykime.

“Kjo pasqyrë do të jetë një burim i besueshëm për gjykatësit dhe prokurorët vendor që nga EULEX-i kanë marrë kompetenca për procedimin e gjykimeve për krime lufte. Poashtu mediat do ta kenë për të parën herë një qasje komplete në këto lëndë, që janë të prezantuara kronologjikisht sipas datës së aktakuzës”, tha ajo. Bashkëpunëtori, Amer Alija i ka prezantuar të dhënat statistikore nga ky publikim.

Kjo pasqyrë i përbën të dhënat për 48 lëndë. Ato janë të prezantuara sipas emërtimeve zyrtare, sipas të cilave në këto lëndë janë zhvilluar procedura penale në bazë të aktakuzave të ngritura për krime lufte në Kosovë që nga viti 1999-2018.

Bashkëpunëtori i këtij projekti, Amer Alija, tha se prej 48 lëndëve sa janë proceduar, 25 janë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve, 3 lëndë ndaj malazezëve dhe një ndaj komunitetet RAE.

111 persona janë akuzuar për krime lufte në Kosovë. Prej tyre vetëm 40 janë dënuar, kurse 26 janë të arratisur e të tjerët janë ende në proces të gjykimit, përgatiti Koha. (b.an)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In