• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë, në tre muaj 27 të vdekur nga aksidentet

by Java News
14/04/2019 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arton Curri 39 vjeçar u gjet i vdekur mëngjesin e djeshëm në arat e fshatit Vitomiricë të Pejës. Ai dyshohet se u godit nga një veturë, shoferi i së cilës ka ikur nga vendi i ngjarjes. Për këtë rast Prokuroria e Pejës ka ndaluar një person të dyshuar ndaj tij është kërkuar paraburgim. Me vdekjen e Currit numri i viktimave në komunikacion brenda këtij viti ka shkuar në 27. Numri i të lënduarve është rreth 2 mijë persona. Ndërsa brenda këtyre tre muajve ndodhën rreth 3 mijë aksidente, raporton Gazeta Express.

Aksidentet me fatalitet kanë shënuar rritje në vendin në Kosovë në tre muajt e parë të këtij viti (janar-mars 2019), janë 7 persona më shumë që kanë humbur jetën në komunikacion se sa në periudhën e njejtë kohore të vitit 2018.

“7 persona më shumë kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në rrugë gjatë periudhes së njejtë tremujore”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, të dielën për Gazetën Express.

Pra, gjatë muajve janar-mars 2019 në komunikacion kanë vdekur 24 persona, ndërsa në periudhën e njejtë të vitit 2018 kanë vdekur 17 persona, apo 7 më shumë këtë vit.

Por, numri i të vdekurve në aksidente këtë vit nga 24 është shtuar në 27. Një aksëident me të vdekur ka ndodhur të shtunën në Vitomiricë.

Të premtën në rajonin e Gjakovës në një aksident kanë humbur jetën dy persona-meshkuj, shtetas të Shqipërisë ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe gjashtë të tjerë.

Po ashtu për tre muaj në Kosovë kanë ndodhur 1032 aksidente me persona të lënduar. E, lëndime kanë marrë gjithësej 1945 persona. Apo 716 persona më pak të lënduar sesa në tre mujorin e vitit 2018, ku lëndime kanë pësuar 2661 qytetarë.

“Aksidentet në përgjithësi kanë shenuar rënie, përveç atyre me fatalitet ku statistikat shënojnë rritje”, tha Hoxha.

Po ashtu për këtë tre mujor kanë ndodhur 1897 aksidente me dëme materiale.

E, për kundërvajtësit e trafikut policia ka shqiptuar mbi njëqind mijë tiketa.

“Total tiketa të shqiptuara për tre muaj në Kosovë janë 101115 tiketa”, thuhet në statistikat e Policisë së Kosovës, dhënë Gazetës Express.

E në këtë situatë, ku rrugët e Kosovës gati çdo ditë po lahen nga gjaku i qytetarëve policia po vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

“Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, tha më tutje Hoxha.

Policia vazhdimisht po apelon që  pjesëmarrësve në trafik të bëjnë kujdes, posaçërisht te drejtuesit e  automjeteve në mënyrë që të shmangen aksidentet fatale.

Po ashtu, Policia e Kosovës po aplikon masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Tre të vdekur nga përplasja e avionit me helikopterin

FOTO/ Tre të vdekur nga përplasja e avionit me helikopterin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In