• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë, mungon kuorumi/ Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

by Os De
01/09/2025 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk u mbajt, për shkak të mungesës së kuorumit.

Të pranishëm, përveç Bashës, ishin dy nënkryetare: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emilja Rexhepi nga partitë joserbe, por munguan ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me rregulloren e punës së Kuvendit, mbledhja zhvillohet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të Kryesisë. Nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk është zgjedhur.

Mbledhja e Kryesisë u thirr nga Basha – i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive pa nënkryetarin serb – për t’u konsultuar rreth vazhdimit të punës së institucionit.

“Për mua nuk ka logjikë që të bllokohet Kuvendi i Republikës për moszgjedhjen e një nënkryetari”, përsëriti Basha të hënën. Në tri vazhdime të seancës konstituive, kandidatët serbë për nënkryetar dështuan të sigurojnë votat e nevojshme.

Basha e shpalli të mbyllur seancën, me arsyetimin se janë shteruar të gjitha mundësitë. Partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e mbështeti, ndërsa ish-opozita kundërshtoi. Duke folur pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Basha tha se është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, por nuk dha shumë detaje.

Kuvendi i Republikës së Kosovës publikoi më herët një njoftim, ku thuhej se Basha e ka informuar presidenten për përfundimin e seancës konstituive dhe se të dy kanë diskutuar mbi hapat e mëtejshëm institucionalë, por e tërhoqi pak minuta më vonë.

Basha tha se stafi ka bërë gabim dhe ka shkruar një komunikatë pa miratimin e tij.

“Presidentja nuk ka dhënë mendim. Ajo vetëm se ka dëgjuar arsyetimin tim [për seancën konstituive]”, tha Basha për gazetarët.

Në një komunikatë dërguar mediave pas takimit, Osmani tha se e ka informuar Bashën se “ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”. Që nga 15 prilli janë bërë dhjetëra përpjekje për konstituimin e plotë të Kuvendit, por pa sukses, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Çështja ka përfunduar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka nxjerrë dy aktgjykime me afate dhe udhëzime për mënyrën e zhvillimit të procesit. Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti përfundon më 18 shtator./ REL

Next Post
“Pilotët përdorën harta letre”/ Rusët fikën GPS e avionit të presidentes së KE, Von der Leyen

“Pilotët përdorën harta letre”/ Rusët fikën GPS e avionit të presidentes së KE, Von der Leyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

October 21, 2026
Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

October 21, 2026
Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

October 21, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

October 21, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

October 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

October 21, 2026
Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In