• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/Katër kandidatë për kryeministër po e forcojnë garën zgjedhore

by Java News
26/08/2019 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pozita e kryeministrit përbën figurën kryesore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Andaj, të gjitha subjektet politike dhe koalicionet që garojnë në zgjedhje, përpiqen që përmes kandidates apo kandidatit të tyre për këtë pozitë, të sigurojnë një mbështetje më të gjerë nga votuesit.

Aktualisht, partitë dhe koalicionet në Kosovë kanë dalë me emrat e katër figurave politike si kandidatë për pozitën e kryeministrit. Partnerët e koalicionit qeverisës, që shumë shpejt mund të mbesin ish-partnerë qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tani kanë dy kandidatë për pozitën e kryeministrit të ardhshëm.

PDK-ja ka kandidat liderin e saj, Kadri Veselin, kurse AAK-ja po ashtu liderin e saj dhe kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, edhe opozita aktuale, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, pavarësisht faktit se janë në negociata për koalicion, kanë dy kandidatura të ndara.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nxjerrë në “betejën” për kryeministre Vjosa Osmanin. Kurse Vetëvendosje, edhe pse nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën, në shumë raste ka prezantuar liderin e saj, Albin Kurtin, për pozitën e shefit të qeverisë.

Aktualisht, këto katër figura politike pritet të jenë në qendër të vëmendjes në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por, në fund, vetëm njëri prej tyre do të mund ta marrë këtë pozitë, nëse nevoja për koalicione nuk sjell një pasqyrë tjetër pas zgjedhjeve.

Megjithatë, bazuar në praktikat e deritashme, mund të ngjajë që si pjesë e marrëveshjes politike për koalicione, partitë politike të dakordohen rreth një figure tjetër prej këtyre katër kandidatëve apo, siç njihet me termat politikë, një figurë konsensuale që do të jetë e pranueshme për të gjitha partitë e koalicionit të ardhshëm qeverisës.

Por, sidoqoftë, fushata për zgjedhjet e ardhshme, të caktuara tashmë për 6 tetor, pritet të mbështetet pikërisht në këto kandidatura dhe programet që i ofrojnë për qeverisjen gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar. /Rel/

Next Post
Verona/Shqiptari 19-vjeçar debutoi si titullar në Serie A

Verona/Shqiptari 19-vjeçar debutoi si titullar në Serie A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com