• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë/ Aksioni në veri, policët e arrestuar fshihnin të dhënat për vrasjen e Oliver Ivanoviç

by Java News
16/10/2019 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës ka intensifikuar veprimet për zbardhjen e rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviçit. Për këtë punë, sot, janë arrestuar dy persona e një i tretë është në kërkim. Të arrestuarit, Zhelko Bojië e Rade Basare janë dy pjesëtarët e PK’së që po hetohen për fshehjen e të dhënave si dhe krim të organizuar. Njëri u kap e tjetri është në kërkim.

Megjithatë, Beogradi zyrtar e ka parë si provokim aksionin e sotëm të policisë së Kosovës. Prej atje janë deklaruar autoritetet serbe janë të gatshme të ndërhyjnë në Kosovë nëse, “do të ndodhë një eksod i popullit serb”. Gazeta Express ju sjellë rrëfimin nga Mitrovica e Veriut rreth gjithë aksionit që u zhvillua sot atje.

Gjithçka nisi në orën 05:00 të mëngjesit të së mërkurës. Dhjetëra pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës, mbrëmë iu dha urdhri të paraqiten në stacionin policor në Prishtinë. Nga aty, me autoblinda do të niseshin drejtë pjesës më problematike të Kosovës, Veriut.

Me të zbardhur dita, rreth 100 pjesëtarë të Njësitit Special të Kosovës me rreth mbi 20 autoblinda zbarkuan në pjesën veriore.

Aty cak ishin dy persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në skenën e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviçit.

Me ngulm policia e Kosovës në veri po e kërkonte personin kryesor të aksionit të sotëm të shefin e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiç. E në mungesë të Bojiçit, policia e arrestoi djalin e tij Vasil Bojiç. Zhelko po lypet pasi që dyshohet që në cilësinë e shefit të operativës së policisë së Kosovës nuk i ka ofruar disa të dhëna dhe të njëjta i ka fshehur e që kishin të bënin me motivet e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviçit.

E derisa Zhelko nuk u arrit që të prangosej, policia e arrestoi një tjetër person po ashtu pjesëtarë i policisë së Kosovës, Rade Basara, i cili po ashtu po hetohet për motivin e njëjtë sikurse Bojiqi.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në pjesën veriore të Mitrovicës. Aty situata e sigurisë ja qenë e qetë. Në vendin ku Bojiç ka punuar, pra në stacionin policor në veriun e Mitrovicës, zyrtarë aty nuk kanë dashur që të deklarohen. Por kanë treguar se Zhelko Bojiç që disa ditë nuk kishte dal në punë.

E një pjesë e aksionit të Policisë së Kosovës u zhvillua edhe në rrugën ‘Xhon Kenedi’, të pjesës veriore. Aty ndodhet shtëpia e shefit të operativës Zhelko Bojiçit. Por, i kërkuari nuk u gjetë. Ai është ende në kërkim nga hetuesia kosovare.

Megjithëkëtë, nga prokuroria po deklarojnë se janë zgjeruar hetimet dhe se ka prova se Bojiçi e Basara kanë punuar dhe vepruar nën urdhrat e Milan Radojicicit dhe grupit të tij.

Kështu i tha Expressit, prokurori special, Sylë Hoxha i cili po merret me hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Këta persona dyshohet se nuk i kanë kryer hetimet e duhura procedurale dhe se i kanë fshehur disa prova të vrasjeve të ndryshme, jo vetëm për rastin e Radojcicit.

“Personi i arrestuar sot është hetues. Dhe në bazë të të dhënave kemi parë që ka punuar nën direktivat e dikujt tjetër. Ka pasur raste kur është punuar shpejt e shpejt, por ka raste kur nuk janë marrë vendimet e duhura procedurale”, ka thënë Hoxha.

Në anën tjetër, lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, kanë reaguar autoritetet e Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se qëllimi i këtij aksioni ka qenë “arrestimi i shefit të operativës së Policisë së Kosovës, Zheljko Bojiç, por djalin e tij Vasilije Bojiq e kanë dërguar në drejtim të panjohur”.

Siç ka thënë ai, autoritetet e Kosovës po dëshirojnë t’i fajësojnë serbët për vrasjen e Ivanoviçit. Lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka reaguar edhe Lista Serbe.

Përmes një komunikate për media, ky subjekt politik e ka cilësuar aksionin e policisë si “ndërhyrje brutale të formacioneve të armatosura të shqiptarëve në veri të Kosovës, me qëllim të frikësimit të popullit serb në Kosovë dhe tërheqjes së vëmendjes së opinionit shqiptar nga tentimi i pasuksesshëm i Prishtinës për t’u anëtarësuar në INTERPOL”.

“Ndërhyrja e sotme dhe arrestimet e pabazë të bashkëqytetarëve tanë është thjeshtë demonstrim i dhunës së egër të Prishtinës mbi qytetarët e pafajshëm, ndaj të cilës bashkësia ndërkombëtare po hesht”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, e cila ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

Iniciativa qytetare “Liri, Demokraci Drejtësi”, kryetar i së cilës ka qenë Oliver Ivanoviç, përmes një komunikate ka deklaruar që kanë kaluar 21 muaj që nga vrasja e liderit të kësaj Iniciative.

“Organet hetuese po deklarohen në mënyrë sporadike, gjë që po krijon përshtypjen te qytetarët se deklaratat e tyre po shfrytëzohen vetëm për veprime të caktuara politike”, thuhet në deklaratën e Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci Drejtësi”.

Gjithashtu, në komunikatë është thënë që “pushteti i ri në Kosovë, po paralajmëron që për prioritet do ta kenë luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se të gjitha komunitetet në Kosovë duhet të presin që të përmbushet ky premtim, ndërkaq që Iniciativa ‘LDD’ pret që të gjenden dhe procedohen urdhëruesit dhe vrasësit e Oliver Ivanoviçit”.

Më herët, organet e hetuesisë së Kosovës, patën deklaruar se hetimet për ndriçimin e vrasjes së Ivanoviqit janë duke vazhduar, por që ato nuk po përfundojnë me sukses për shkak se autoritetet përgjegjëse të Beogradit nuk po bashkëpunojnë.

Sipas autoriteteve të Kosovës, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit është Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Autoritetet e Serbisë, kanë hedhur poshtë këto pohime, duke thënë se Radoiçiq është intervistuar nga prokurorët në Beograd dhe se, sipas tyre, nuk është vërtetuar që ai ka marrë pjesë në këtë vrasje.

Disa ditë pas vrasjes së Oliver Ovanoviçit, autoritetet e Kosovës ia kishte dërguar katër kërkesa Qeverisë së Serbisë, por përgjigjet e palës serbe, sipas autoriteteve të Kosovës, janë kthyer të pakompletuara. Gjithashtu, autoritetet e Serbisë kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës shkëmbim informacionesh rreth hetimeve.

Por, deri më tash më shumë janë shënuar fajësime reciproke sesa bashkëpunim i ndërsjellë. Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018 në Mitrovicën e Veriut para selisë së partisë së tij. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”./ekspres

Next Post
FOTO/ Beqarja Demi Rose i vë flakën Las Vegasit, një kaubojse seksi

FOTO/ Beqarja Demi Rose i vë flakën Las Vegasit, një kaubojse seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

August 20, 2026
Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

August 20, 2026
E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

August 20, 2026
Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

August 20, 2026
“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

August 20, 2026
“Moska po bën luftë hibride”- Von der Leyen ragon për dronin rus në Rumani: Përshkallëzim që kërkon të përçajë BE-në, do i përgjigjemi!

“Moska po bën luftë hibride”- Von der Leyen ragon për dronin rus në Rumani: Përshkallëzim që kërkon të përçajë BE-në, do i përgjigjemi!

August 20, 2026
VIDEO/ “Ethet e arit”, shembet miniera në Kolumbi, të paktën 13 të vdekur! I zuri diga gjatë gërmimeve dhe shpërthimeve ilegale

VIDEO/ “Ethet e arit”, shembet miniera në Kolumbi, të paktën 13 të vdekur! I zuri diga gjatë gërmimeve dhe shpërthimeve ilegale

August 20, 2026
Asllani, titullar në Champions. “Ul” në stol Çalhanoglun në ndeshjen ndaj Feyenoord

Klubit të Serisë A i dëmtohet kapiteni, nisin bisedimet me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

August 20, 2026
E rëndë/ 54-vjeçarja nga Tirana ndërron jetë në bregun e detit në Vlorë. Ja dyshimet e para

U rrëzua nga shkëmbi te “Uji i Ftohtë”, turisti italian përfundon në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ka plagë në…

August 20, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

E rëndë në Vlorë, një person dhunohet barbarisht, përfundon në spital me plagë të shumta!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com