• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovari i vrarë me Lavdrim Muhaxherin identifikohet si Irfan Aqifi

by Java News
09/06/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irfan Aqifi është kosovari tjetër i cili është vrarë bashkë me Lavdrim Muhaxherin, gjatë një sulmi bombë me dronë të ushtrisë amerikane mbi një bazë të ISIS’it në qytetin Al-Asharah, në lindje të Sirisë. Sulmi raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, afër mesnate, sipas kohës lokale.

Të enjten mediat në Kosovë raportuan se bashkë me Lavdrim Muhaxherin është vrarë edhe një kosovar tjetër i quajtur Bilal Aqifi.Por, burime të sigurta të Gazetës Express kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Irfan Aqifin, vëllain e Hoxhës dhe prijësit të shqiptarëve në ISIS Ridvan Aqifit.

Ky i fundit, ishte raportuar gjithashtu se ishte vrarë në shkurt të këtij viti, në Siri.24 vjeçar Irfan Aqifi bashkë me katër kosovar të tjerë në tetor të vitit të kaluar ishte arratisur nga organet e drejtësisë kosovare ku po përballej me aktakuzën për “Rekrutim për terrorizëm”, për tu nisur drejtë Sirisë.Aqifi ishte arratisur pasi para Prokurorit Special kishin pranuar veprën penale për të cilën akuzohej, me që rast gjykata i kishte ndryshuar masën e arrestit nga paraburgimi me arrest shtëpiak.

Udha për në ISIS e Irfan Aqifit, Betim Ibrahimaj dhe Amir Vuniqi, Egzon Iseni e Rron Emini, ishte përshkruar përmes një kanali të ri.  Ata, më 6 shtator 2016 Lindjes dyshohet t’ia kenë mësyrë përmes Malit të Zi, për të kaluar po ashtu ilegalisht në shtete të tjera të Ballkanit e më pas Europës Lindore dhe Turqi.

Në aktakuzën që posedon Gazeta Express për Aqifin, thuhet se ai në cilësinë e koordinatorit me qëllim që të mbledh fonde dhe rekrutoj njerëz për të iu bashkuar organizatës terroriste ISIS, ka arritur që të dërgoj njerëz në Siri, duke mbajtur kontakte me vëllain e tij atje, Ridvan Aqifin.

Ai ka aranzhuar shkuarjen në Siri përmes aeroportit të Prishtinës së bashkëshortes së kosovarit të vrarë atje, Migjen Latifit, i njohur si “Omeri”.

Poashtu Aqifi mundësoi shkuarjen në Siri edhe të të riut nga Gjilani Vilson Haliti, tash i dënuar me tri vite e gjashtë muaj për veprën penale pjesëmarrje në grup terrorist. Po ashtu shkuarjen e Armend Shalës e Ernest Beqirit, duke iu siguruar biletat e udhëtimit për të iu bashkuar organizatës terroriste ISIS, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
VLORE/ Gjiknuri apel votuesve: Votën çojeni vetëm tek PS

VLORE/ Gjiknuri apel votuesve: Votën çojeni vetëm tek PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

August 14, 2026
Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

August 14, 2026
Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com