• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova shkaku i debatit të madh evropian me qeverinë austriake

by Java News
13/02/2018 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova është bërë shkas për kundërthënien e parë të madhe të zv/kancelarit austriak, Heinz-Christian Strache që udhëheq me partinë e ekstremit të djathtë, FPO.Në fundjavë gazeta e vjetër e Beogradit, Politika e citoi Strachen të ketë thënë se Kosova është pjesë e Serbisë.

E marrë si e mirëqenë deklarata u duartrokit në Serbi, por hasi në kundërshtim të fortë në Austri e Kosovë.Nuk vonoi shumë dhe Zyra e njeriut të dytë të Qeverisë austriake e demantoi gazetën serbe, duke mohuar që Strache ta ketë quajtur Kosovën pjesë të Serbisë.

Të hënën politikani austriak zbarkoi në Beograd, ku u takua me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.Aty ai ka paraqitur mirëkuptim për Serbinë, por tha se e ka të qartë që Austria e ka njohur Kosovën dhe se ky është fakt, por se statusi final nuk është zgjidhur ende dhe se do të ishte mirë që Kosova dhe Serbia të gjenin një zgjidhje të përbashkët, të pranueshme për të dyja palët.

Gazeta Politika ka mbetur prapa shkrimit të saj, e zëdhënësi i zv/kancelarit ka thënë se ajo çfarë ai është munduar të thotë është se nga perspektiva serbe Kosova vazhdon të mbetet pjesë e Serbisë.Skena politike austriake në secilin rast e ka kundërshtuar deklaratën, duke thënë se ky shtet është përkrahës i madh i Kosovës së pavarur.
Jörg Leichtfried, pjesë e kabinetit të njëjtë qeveritar, por nga partia SPO e ka akuzuar Strachen se po i vë benzinë flakës në konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe po e nënvlerëson konsensusin evropian për Kosovën.

Ministrja e Jashtme, Karin Kneissel e nominuar nga partia e Straches, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Austria është e pakthyeshme.

Othmar Karas, deputet austriak në Parlamentin Evropian, ka thënë se deklarata e zv/kancelarit është sulm për paqen në Ballkanin Perëndimor.

Strache është lideri i partisë së ekstremit të djathtë, FPO që iu bashkua koalicionit qeveritar me kancelarin Sebastian Kurz që është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTO/ Makina përmbyset në aksin Tiranë-Durrës, plagoset shoferi

FOTO/ Makina përmbyset në aksin Tiranë-Durrës, plagoset shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In