• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova shënon dhe ul pak diferencen e golave 2-5 kunder Anglise

by Java News
10/09/2019 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ngushton epërsinë ndaj Anglisë

Kosova ka realizuar golin e dytë në ndeshjen me Anglinë, me të nisë pjesa e dytë.

Ishte sërish Valon Berisha që realizoi, pas asistimit nga Vedat Muriqi, për të ngushtuar rezultatin në 5 me 2.

 21:50

Nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë në ndeshjen mes Anglisë e Kosovës.

Leart Paqarada është inkuadruar te Kosova duke zëvendësuar Florent Muslijën.

 21:32

Mbyllet pjesa e parë me epërsi prej katër golave për Anglinë

Anglia ka shënuar edhe golin e pestë krejt në fund të pjesës së parë. Ka shënuar sërish Jadon Sancho.

Ai u asistua sërish nga Raheem Sterlingu, për të cilin ishte asisti i tretë në ndeshje.

Rezultati pas pjesës së parë, 5 me 1.

 21:30

Anglia realizon golin e katërt

Jadon Sancho ka shënuar edhe golin e katërt për Anglinë, në fund të pjesës së parë për të trefishuar epërsinë e anglezëve, 4 me 1.

Ai realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Raheem Sterling.

 21:25

Anglia dyfishon epërsinë, Vojvoda shënon autogol

Një autogol i Mërgim Vojvodës ka bërë që të dyfishohet epërsia e Anglisë.

Goli i tretë për anglezët erdhi në minutën e 38-të.

Ekipi i Kosovës protestoi ashpër me këtë rast, pasi Valon Berisha ishte shtrirë në fushë, ndërsa anglezët vazhduan lojën që shpiu në gol.

 21:19

30 minuta lojë, Anglia mban epërsinë

Kanë kaluar 30 minuta lojë, me Anglinë që po mban epërsinë minimale 2 me 1.

Kosova në minutat e fundit ka nisur të sulmojë “Tre Luanët”, të cilët nuk po thyhen.

“Dardanët” në stadiumin e Southamptonit po dëgjohen më shumë se vendasit.

Në minutën e 36, Mërgim Vojvoda provon me një godtije jashtë 16-metërshit, por topi del jashtë portës.

 21:04

Kane kalon Anglinë në epërsi

Anglia ka përmbysur menjëherë rezultatin. Harry Kane ka shënuar në minutën e 19-të për të kaluar “Tre Luanët” në epërsi, 2 me 1.

Menjëherë, Kosova ka pasur rast fenomenal, por Vedat Muriqi nuk arriti të shtynte topin që e mori nga Valon Murati drejt portës së anglezëve.

 20:53

Anglia barazon menjëherë rezultatin

Vetëm shtatë minuta ka zgjatur epërsia e Kosovës ndaj Anglisë. Raheem Sterling ka barazuar gjithçka në minutën e tetë.

 20:46

GOL – Kosova në epërsi

Kosova ka kaluar në epërsi në minutën e parë të ndeshjes. Valon Berisha realizoi pas një gabimi në mbrojtjen e vendasve.

Image

Anglia menjëherë ka marrë iniciativën në fushë, pas golit të shënuar nga Kosova.

 

 20:45

Nis ndeshja Angli – Kosovë

Ka nisur në Southampton ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për Grupin A kualifikues për “Euro 2020”.

Kjo është hera e parë që përballen mes vete këto dy kombëtare. Për Kosovën është takimi më i madh deri tash.

Next Post
Mbrojtja kuqezi ne gjume, Islanda barazon 2-2

Mbrojtja kuqezi ne gjume, Islanda barazon 2-2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In