• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova nuk është e gatshme të presë azilantët e dëbuar

by Java News
15/08/2015 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e emigrimit që ishte fundvitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, nuk ka ndalur shtetet evropiane që të bëjnë rikthimin në Kosovë të emigrantëve.

Sipas statistikave të siguruara nga KosovaPress, rezulton që në Kosovë janë kthyer 7.554 emigrantë. Vetëm 13 janë kthyer nëpërmjet pikave kufitare tokësore, ndërsa 7.541 në pikat kufitare ajrore.

Nga këta vullnetarisht janë kthyer 4.295 persona apo 57 për qind emigrantë kosovarë, ndërsa 3.259 persona apo 43 për qind e emigrantëve janë kthyer me forcë. Statistikat e MPB-së tregojnë se moshat që kërkuan azil variojnë nga 18 deri në 34 vjeç, bënë të ditur KosovaPress.

Edhe statistikat e EUROSTAT tregojnë që vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, numri i kosovarëve që në mënyrë ilegale kanë shkuar në vendet e Bashkimit Evropian është rritur në mënyrë të konsiderueshme, duke arritur shifrën prej rreth 50 mijë emigrantë.

Kjo ikje e madhe e kosovarëve në shtetet e Bashkimit Evropian mbetet brengosëse për drejtorin e Departamentit për Diasporë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka.

Mungesa e perspektivës, humbja e shpresës dhe moszhvillimi ekonomik, kanë bërë që shumica e kosovarëve të cilët emigruan, të shesin pronat e tyre, e kjo vetëm për të ikur nga Kosova.

“Ne e kemi parë dhe jemi dëshmitarë që mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës, kryesisht rinia, kanë ikur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe në fund të vitit të kaluar. Kjo është brengosëse sepse ata shumë shpejt do të kthehen në Kosovë dhe do të sjellin edhe telashe të tjera, sepse një pjesë e mirë e tyre edhe i kanë shitur pronat vetëm për t’u larguar nga Kosova. Arsyeja është shumë e thjeshtë mungesa e perspektivës, humbja e shpresës, moszhvillimi ekonomik”, tregon Lluka.

Në mesin e këtyre të dhënave të nxjerra nga Statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) rezulton që meshkujt ishin ata të cilët kërkuan azil më shumë se sa femrat. Kurse të rinjtë ishin ata që prinin në kërkesat për azil. Statistikat e MPB-së tregojnë se moshat që kërkuan azil sillen nga 18 vjeç deri në 34 vjeç.

Për këtë, Lluka thotë se rinia kosovare nuk po mund të depërtojë në tregun e punës. Ai thotë se për të kthyer rininë në vend të punës duhet një plan zhvillimor për Kosovën. Sipas Llukës mbetet shqetësues edhe fakti se si Qeveria e Kosovës do të arrijë të menaxhojë situatën me të kthyerit emigrantë në Kosovë, të dëbuar nga vendet e BE-së.

“Tregu i punës në Kosovë, rinia jonë e re nuk mundet të depërtojë në punë dhe rritja ekonomike e cila po paralajmërohet diku rreth 3 për qind, nuk mund ta krijojë mundësinë që këta njerëz të gjejnë vende të punës. Për ta sjellë këtë rini në vende të punës duhet një plan tjetër zhvillimor për Kosovën, i cili do t’u sjellë njerëzve një perspektivë dhe një shpresë për të qëndruar në Kosovë. Kthimi i dhunshëm i azilantëve apo njerëzve që ilegalisht kanë migruar nëpër shtetet e Evropës, nëpërmjet Hungarisë dhe Serbisë me siguri do t’i sjellë shumë telashe Kosovës dhe Kosova s’e di sa do të jetë e përgatitur për t’i mirëpritur”, tha Lluka për KosovaPress.

Në të dhënat e publikuara nga organizata për statistikat e Komisionit Evropian, EUROSTAT në qershor të këtij viti, rezulton se 185 mijë persona kanë kërkuar azil për herë të parë në Bashkimin Evropian gjatë tremujorit të parë të vitit 2015-të. Kosovarët janë ata që kryesojnë, të pasuar nga sirianët dhe afganët.

Next Post

Maqedoni, skena dramatike migrantësh që presin trenat për BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In