• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova merr “garanci” se në Rusi do trajtohet e barabartë

by Aalison Pearse Stevens
01/04/2016 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraqitja e përfaqësueses së Kosovës në xhudo, në kampionatin evropian për seniorë që do zhvillohet nga 12 deri më 24 prill në Kazan të Rusisë, nuk vihet në dyshim, shkruan “Koha Ditore”. Por, në dyshim është se me çfarë simbolesh do të paraqitet përfaqësuesja e sportit më të suksesshëm në Kosovë.

Gjasat janë të vogla që xhudistët kosovarë të paraqiten me flamurin e Kosovës në Rusi. Rusia nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe në vazhdimësi u ka nxjerrë telashe sportistëve kosovarë në garat që janë organizuar në këtë vend.

Ditë më parë xhudistët morën pjesë në turneun “Grand Prix” që u mbajt në Gjeorgji, por vetëm me flamur të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF). Probleme për të garuar me flamur të Kosovës në garat ndërkombëtare në shtetet që nuk e kanë njohur shtetësinë Kosovës, kanë pasur edhe sportistë të sporteve tjera.

E për këto shqetësime, zyrtarë të lartë të sportit kanë marrë garanci nga nënkryetari i Komitetit Olimpik Evropian (EOC), Janez Kocijançiç, se nuk do të ndodhin. Zyrtarët kosovarë kanë takuar Kocijançiçin gjatë një vizite në Lubjanë.

“Në takimin që patëm me nënkryetarin e Komitetit Olimpik Evropian ka qenë një prej temave edhe çështja e flamurit dhe himnit të Kosovës që në disa vende që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk po e lejojnë. Kemi kërkuar që të mos ndalohet.

Ne morëm premtime dhe zotime nga zotëri Kocijançiq që Kosova do të trajtohet njëjtë si të gjitha shtetet pjesëmarrëse në garat e ardhshme. Na premtoi se telashe të tilla nuk do të ndodhin më”, ka thënë Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit…

Next Post

Bien me 10 % remitancat e emigrantëve, në 3 muaj 154 mln Euro më pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

September 7, 2026
Kufizimi nga Rusia/ Spanja, Franca dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të gazit

Spanja ngre alarmin, kryeministri Sanchez: Kërcënimi ekstremist po fiton terren në Evropë dhe në botë!

September 7, 2026
Kush ka ushtritë më të forta në botë? Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

FSK-ja bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza, firmoset marrëveshja për angazhimin e Kosovës

September 7, 2026
“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

September 7, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

Gushti përgjaku rrugët, 22 të vdekur në 159 aksidente! Detajet e statistikave, nga grupmosha te dita e ‘mallkuar’ !

September 7, 2026
VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

September 7, 2026
Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Fatura e aksidenteve, AMF: Kompanitë e sigurimit paguan mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet motorike!

September 7, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

“Nuk e prisnim në këtë formë”- Kancelari Merz i tronditur pas rezultatit zgjedhor dhe fitores së AfD: Diçka ka ndryshuar në Gjermani!

September 7, 2026
Situatë kritike në Krastë të Krujës, zjarri rrezikon 20 banesa! Era përhap flakët me shpejtësi banorët nën panik kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Situatë kritike në Krastë të Krujës, zjarri rrezikon 20 banesa! Era përhap flakët me shpejtësi banorët nën panik kërkojnë ndërhyrje nga ajri

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com