• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova meritoi UNESCO-n, por tani presin sikletet

by Java News
21/10/2015 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ashtu si pritej, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, mori vendimin që Kosovën ta propozojë për anëtarësim në organizatën kulturore të OKB-së, gjatë Konferencës së Përgjithshme, e cila do të mbahet në muajin nëntor. Është fare e qartë se pengesa që mund t’i bëhet tani e mbrapa është minore dhe Kosova do jetë me të drejta të plota në UNESCO, një fakt, që po të mos ishte politika në mes, duhet ta përshëndesnin njëzëri të tre vendet: Shqipëria, që e propozoi; vetë Kosova; por edhe Serbia, që e kontestoi. Arsye është që në Kosovë është një trashëgimi e vyer e përbashkët për qytetërimin e sotëm evropian e të gjitha natyrave historike-kulturore-natyrore, që e meriton ombrellën e UNESCO-s. Ani, politika dhe mënyra sesi po shfrytëzohet është krejt e pandershme. Vetë Kosova politike po e shfrytëzon qenësinë në UNESCO, që duhet thënë se është një hap më afër drejt anëtarësimit me të drejta të plota në OKB, për të fashitur problemet e mëdha të brendshme; Shqipëria për të bërë rolin e patrones së mirë të shtetit amë; ndërsa serbët për të hequr vëmendjen nga lufta e brendshme politike dhe problemet e mëdha ekonomike, që çuditërisht ngjajnë si dy pika uji me Shqipërinë.

Në këtë luftë për UNESCO-n, u kuptua mirë prej javësh prirja e votimit, dhe ata që u dorëzuan të parët ishin medoemos serbët. Ata jo vetëm iu nënshtruan fatit, por mbledhja e dy ditëve më parë e gjithë strukturës së shtetit: Kuvendit, Qeverisë, Patriarkanës dhe Akademisë së Shkencës tregonte dorëzimin shtetëror de facto, por jo de jure. Çka do të thotë se Kosova tashti e mbrapa, nuk duhet t’i mbrojë thjesht me deklaratën e veçantë që paraqitën zyrtarët e saj objektet e kultit serb dhe realisht zemrën e religjionit sllav, por duhet të tregojë shumë mëndjeçeltësi për t’i trajtuar njësoj, si të gjitha vendet e trashëgimisë. Një fakt, që mund t’ia kërkosh dhe që respektohet natyrshëm në pjesën intelektuale, por është fare e vështirë në pjesën e popullit, që kanë njohur represion dhe dëbimin masiv prej serbëve të fund viteve ’90. Kosova, që momentalisht është në delir, nuk duhet të harrojë se anëtarësimi në UNESCO po kthehet thjesht në kapital për politikanët e Kosovës, strukturën e shoqërisë më të papërgjegjshme deri tani, por jo vetë Kosovën. Që tashti i duhet të matet mirë për gjithçka që ka lidhje me mbrojtjen e kësaj kulture të madhe që e ka në dheun e vet, por edhe me shkopinjtë në goma si dhe ‘pamundësinë për të treguar kujdesin e duhur’ që do i vij prej presioneve, mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive të serbëve.

Për hir të së vërtetës, shqiptarët e Shqipërisë kanë një eksperiencë jo të mirë me UNESCO-n. Lidhja daton që në vitet para ’90 dhe gjithnjë Tirana zyrtare ka qenë në shënjestrën e pakënaqësive dhe shpesh të kritikuar pas ‘90 deri për t’i larguar nga UNESCO, thjesht prej detyrave, që zakonisht nuk i zgjidhin politikanët, por strukturat kulturore të shtetit, që janë prishur rregullisht nga politikanët. Ja pse serbët kanë filluar të luajnë në mbrojtje dhe në mbledhjen e pardjeshme dhe me deklaratat e kryetarit të Akademisë (që në dukje kanë treguar se po tërhiqen dukshëm), duhet t’u vihet veshi për hapat që do bëjnë në të ardhmen për trashëgiminë e tyre në Kosovë, mu atë që e humbën prej vetë sjelljes së tyre dhe që do t’u duhet të kalkulohen mirë para se do të maten ta posedojnë (ashtu si e duan), në të ardhmen.

Mbase është e tepërt në këtë ditë gëzimi për Kosovën, që t’i shkruajmë këto, por këshilla e Lakoontit dhënë trojanëve që të kenë kujdes, është gjithnjë aktuale, qoftë edhe në këto kohë globalizmi,  sepse angazhimi u kërkon kosovarëve të jenë vërtetë syçelë për të ardhmen e tyre, që gjithnjë e më shumë po tregon se… nuk është aq e lehtë për ta.

Next Post

Ja 71-vjeçarja që ka ‘fshehur’ 30 vite me perimet e kopshtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e 3-të!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e 3-të!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In