• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova drejt afatit final për zgjedhjen e presidentit, Kurti: Jemi në komunikim me opozitën

by El Be
15/04/2026 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ka hyrë në dy javët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe nëse deri më 28 prill nuk arrihet një marrëveshje, vendi shkon detyrimisht në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Në këtë situatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se ka nisur komunikimi me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje.

“Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”, tha ai pas tryezës “Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha për mediat në Kosovë se negociatat janë në vijim dhe se gjithçka do të varet nga vullneti i opozitës.

“Shumë më e rëndësishme është që ta kemi një president, kjo është e para, pastaj për emrin mund të pajtohemi, mund ta gjejmë një konsensus mes subjekteve politike. Unë qysh e kam parë deri tash të dy subjektet politike nuk kanë qenë të vullnetshme me propozu emra, kjo është edhe arsyeja se jemi këtu ku jemi dhe nuk po më duket që deri tash kemi gjet një zgjidhje”, tha ai.

Ai shtoi se ende ka pak ditë në dispozicion për të arritur një marrëveshje.

“Natyrisht duhet të besojmë në zgjidhje deri në fund janë edhe 12 apo 13 ditë deri në fund, por besoj që kryeministri tashmë besoj që do t’u drejtohet edhe një herë partive politike. LDK ma ka lënë përshtypjen që do të takohet jo veç edhe njëherë nëse ka nevojë, por më shumë se një herë dhe ta gjejmë një zgjidhje për presidentin”, theksoi zëvendëskryeministri.

Ndërkohë, analistët janë kritikë për mënyrën si po zhvillohet procesi. Analistja Besa Luzha tha për RTK se negociatat po bëhen gabim dhe pa një ndërmjetës të qartë.

“Të gjitha partitë që janë në Kuvend janë në palë. Në proces kur jemi në negociata që është në konflikt me udhëheqjen dhe me vendosjen e kushteve dhe me udhëheqjen e procesit, ka munguar një fasilitator që do të ndihmonte këtu. Mirëpo në anën tjetër duke u mundu, sikur të gjithë ne, me dhanë një mendim të pranueshëm të bazuar në analizën e situatës, kam ardh  në përfundim që ne, në një farë mënyre, krejt këtë negocimin tash, sidomos pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për afatin e saktë edhe për kushtet e sakta se çka bën, çka s’bën, për ndoshta për dikënd të qartë qysh më herët, por për disa që s’kanë pasur qartë, është kristalizuar. Kam marrë në përfundim se jemi duke e zhvillu këtë proces në mënyrë të gabueshme”, tha ajo në emisionin RTK Prime.

Edhe analisti Sadik Zeqiri nuk pret zgjidhje të shpejtë, duke thënë se partitë janë të fokusuara diku tjetër.

“Sipas zhvillimeve të fundit, më shumë deputetët dhe drejtuesit e partive politike janë duke u marrë me kalimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës me nguti shumicën prej tyre, por edhe duke nderuar dhe respektuar të rënët, sepse muaj mars, prill dhe maj janë muajt më të dhimbshëm që ka kaluar populli i Kosovës gjatë vitit 1998 dhe vitit 1999. Nuk ka as një takim, nuk ka as një ftesë zyrtare të drejtuar nga partia me madhe e fituese e zgjedhjeve në drejtim të Partisë Demokratike”, tha Zeqiri.

Ndërsa avokati Tomë Gashi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kandiduar emra konkretë për shkak të mungesës së votave dhe për të mos “djegur” figura politike.

“Lëvizja Vetëvendosje fare nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje, ndërsa të gjitha partive tjera po. Ne kemi pasur kryetarë partish që kanë deklaruar drejtpërdrejt se më keq se kaq nuk i kanë punët dhe se ata mund vetëm të fitojnë dhe jo të humbin. Unë mendoj se këta edhe mund të humbin, që do të thotë se këto numra mund të jenë shumë më të vegjël nëse e çojnë situatën në zgjedhje të parakohshme dhe nëse qytetarët i identifikojnë si bllokues të formimit të institucioneve të shtetit, siç ka qenë viti 2025”, tha ai.

Politologu Dorajet Imeri argumenton se mungesa e besimit mes partive mbetet pengesa kryesore për një marrëveshje.

Në këto kushte ndërsa koha po mbaron dhe nëse nuk ka konsensus, zgjedhjet në Kosovë duken gjithnjë e më pranë.

Next Post
Nga Savra në “America’s Best Doctor”, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i neurokirurgut shqiptar Gentian Toshkezi (VIDEO)

Nga Savra në “America’s Best Doctor”, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i neurokirurgut shqiptar Gentian Toshkezi (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i Diasporës, Hita: Siguria është pasaporta e Policisë për miliona turistë dhe vizitorë

Samiti i Diasporës, Hita: Siguria është pasaporta e Policisë për miliona turistë dhe vizitorë

April 15, 2026
Skemat piramidale online/ Braçe lexon mesazhin e fundit të Leo Smith: Është kërcënues për rendin dhe sigurinë

Djegia e pallatit në Tiranë, Braçe: Hetim për këtë krim! Turp që zjarrfikësit nuk kanë as kuotë ushqimore

April 15, 2026
Jeta dhe vepra e Drejtuesit të Lartë të FLD, Skënder Doçi, në një dokumentar

Jeta dhe vepra e Drejtuesit të Lartë të FLD, Skënder Doçi, në një dokumentar

April 15, 2026
Hakerë të lidhur me Rusinë sulmojnë email-et e ushtrisë greke dhe institucioneve të NATO-s

Hakerë të lidhur me Rusinë sulmojnë email-et e ushtrisë greke dhe institucioneve të NATO-s

April 15, 2026
Përplasjet me Salianjin, fermerët në Berat kritikojnë Berishën: Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’

Përplasjet me Salianjin, fermerët në Berat kritikojnë Berishën: Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’

April 15, 2026
Ekspertët e OKB-së u bëjnë thirrje shteteve të pezullojnë transferimet e armëve për Izraelin

Ekspertët e OKB-së u bëjnë thirrje shteteve të pezullojnë transferimet e armëve për Izraelin

April 15, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

April 15, 2026
Edi Rama vizitë nesër në Itali, do të takohet me kryeministren Giorgia Meloni

Edi Rama vizitë nesër në Itali, do të takohet me kryeministren Giorgia Meloni

April 15, 2026
IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

April 15, 2026
Alarm global në transportin detar! Irani kërcënon të mbyllë Detin e Kuq, Gjirin Persik dhe Detin e Omanit pas bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane

Alarm global në transportin detar! Irani kërcënon të mbyllë Detin e Kuq, Gjirin Persik dhe Detin e Omanit pas bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In