• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Savra në “America’s Best Doctor”, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i neurokirurgut shqiptar Gentian Toshkezi (VIDEO)

by E B
15/04/2026 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga mjek në Savër, një fshat i vogël në Lushnjë, drejt sallave më të sofistikuara të operacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, historia impresionuese e neurokirurgut shqiptar Gentian Toshkezi, është më shumë se një histori suksesi. Është rrëfimi i një njeriu që sfidoi paragjykimet, frikën dhe vetminë, për të arritur majat e mjekësisë botërore. I vlerësuar në listën prestigjioze “America’s Best Doctor”, si një ndër mjekët “on top” në SHBA, Toshkezi sot është një nga neurokirurgët më të spikatur shqiptarë në botë. Por rruga drejt këtij suksesi nuk ka qenë e lehtë. “Do përfundosh duke bërë pica…”, këto janë fjalët që i kanë mbetur gjatë në mendje, si një paralajmërim i hidhur për të panjohurën që e priste jashtë vendit. Fillimet në Francë ishin padyshim të vështira. Në një intervistë për “Tema”, Gentian Toshkezi rrëfen historinë e tij duke nisur qysh në fillime, kur si një i ri shqiptar në auditorët dhe pavionet e spitaleve të Parisit përballej me një realitet të ashpër, ku shpesh ndihej i huaj. Kishte qenë student ekselent i mjekësisë, me medalje të artë dhe rezultate maksimale. Pas një periudhe të shkurtër pune si mjek në Savër të Lushnjës, ai vendosi të ndërmarrë hapin e madh drejt një përvoje ndërkombëtare. Në Francë, përjetoi atë që shumë prej të rinjve shqiptarë e quajnë “dimri shpirtëror”, një periudhë e vështirë që të detyron të rishpikësh veten. Pikërisht aty, një profesor francez do të luante një rol kyç në jetën e tij, duke i dhënë mundësinë e parë reale për t’u futur në sallën e operacionit si asistent.

Një tjetër “rastësi” që do të ndikonte në jetën e tij ishte njohja me një neurokirurge italiane në Francë, e cila ishte gjithashtu specializante. Pas një “konflikti” të vogël, një garë profesionistësh në sallat e operacionit në Francë, më pas u bë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të tij edhe në SHBA. Aty ku sfidat ishin edhe më të mëdha, por edhe mundësitë më të mëdha.

Në Amerikë, ngjitja e tij ishte e shpejtë. Nga një mjek i ri emigrant, ai arriti të bëhet neurokirurg primar, duke sjellë me vete eksperiencën e fituar në Shqipëri dhe Francë.
Megjithatë, rruga nuk ka qenë pa paragjykime. “Ai shqiptari, ai albanezi…” ka dëgjuar shpesh nëpër korridoret e spitaleve, sidomos në Francë, por stigma nuk e ka ndalur për asnjë moment për të mbërritur atje ku është sot, një ndër neurokirurgët më të mirë në botë.

Sot, ai operon raste nga më të vështirat, duke mbajtur mbi supe jo vetëm përgjegjësinë profesionale, por edhe emocionet njerëzore që shoqërojnë çdo ndërhyrje.
Një ndër momentet e rëndësishme të karrierës së tij ishte operacioni i kryepolicit të Filadelfias, kur korridoret e spitalit ishin mbushur nga rreth 300 persona, ku çdo lëvizje e tij shihej “në dritë të syrit”. Presioni, emocioni dhe sfidat e një operacioni të vështirë u finalizuan me një konferencë për mediat për të rrëfyer suksesin e një operacioni që dukej i pamundur. Përtej rasteve të profilit të lartë, janë historitë njerëzore ato që e prekin më shumë.

“Një paciente më tha: ‘I ktheve nënën përsëri dy fëmijëve të mi’,” rrëfen ai. Ndërsa një tjetër moment i paharrueshëm ishte kur iu drejtua shqip një pacienti në SHBA, duke i dhënë jo vetëm shpresë mjekësore, por edhe një ndjenjë përkatësie. Emocionet kulmojnë sidomos në komunikimin me familjarët. “Ma rikthe djalin”, ishte lutja e një nëne, që më pas u kthye në gëzim të papërshkrueshëm kur djali i saj arriti të lëvizë sërish këmbët.

Sot, edhe pse në majat e karrierës, Toshkezi nuk e ka shkëputur lidhjen me Shqipërinë. Ai rikthehet shpesh në auditorët dhe pavionet e QSUT-së, duke ndarë eksperiencën e tij me brezin e ri të mjekëve.
Pjesëmarrja në Samitin e Diasporës dhe angazhimi në organizimin e shqiptarëve jashtë vendit janë dëshmi e një lidhjeje të fortë me atdheun. Për të, suksesi nuk ka kuptim nëse nuk ndahet dhe nuk kontribuon për vendin nga ku nisi gjithçka./TemA

Next Post
Ai nuk është hero. Ai është i pambrojtur

Ai nuk është hero. Ai është i pambrojtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com