Potencialet e shumta të turizmit dimëror nuk e kanë shndërruar Kosovën por edhe Shqipërinë në një vend atraktiv për turistët e huaj. Madje vetë kosovarët më përpara zgjedhin t’i kalojnë pushimet dimërore në Banjsko të Bullgarisë, apo në Mavrovë të Maqedonisë, sesa që shkojnë në Brezovicë, Brod ose Rugovë Potencialet e shumta për zhvillimin e turizmit dimëror nuk po e bëjnë Kosovën vend atraktiv për turistët e huaj. Jo vetëm që s’ka turistë nga Evropa, por fare pak vijnë edhe nga vendet e rajonit për t’i kaluar pushimet dimërore këtu.
Madje edhe shumë kosovarë më përpara zgjedhin t’i kalojnë pushimet dimërore në Banjsko të Bullgarisë, apo në Mavrovë të Maqedonisë, sesa që shkojnë në Brezovicë, Brod ose Rugovë.
Kjo për shkak të mungesës së investimeve dhe mospasjes së strategjisë qeveritare për zhvillimin e këtij sektori, i cili shteteve tjera i siguron qindra miliona euro në vit. Me mjete vetjake disa biznesmenë kosovarë kanë rihapur qendra turistike në zonat malore, të cilat vizitohen më shumë në sezonet dimërore dhe vizitorët e rëndomtë janë vendorët, apo edhe nga Shqipëria.