Federata kosovare e futbollit kërkon masa ndaj serbëve. Pikërisht, FFK-ja kërkon nga UEFA dhe FIFA të marrin masa ndaj Serbisë, shkruan Koha Ditore, duke iu referuar burimeve të tyre. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka quajtur “absurde dhe të dënueshme” thirrjet nacionaliste që u bënë në festën e madhe të hënën mbrëma në Beograd, për triumfin e Përfaqësueses U20 të këtij vendi në botërorin e kësaj grupmoshe ditë më parë.
Rreth 100 mijë veta morën pjesë në pritjen që iu bë Përfaqësueses kampione të Serbisë në Beograd.