• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kos anulon vizitën në Serbi, Byrne: Varrimi shtetëror për Mlladiçin, e papranueshme për BE-në!

by A. Q
04/09/2026 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varrimi shtetëror për të dënuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç ose pjesëmarrja e anëtarëve të Qeverisë së Serbisë në varrimin e tij janë të papranueshme për Bashkimin Evropian, ka paralajmëruar Thomas Byrne, ministri irlandez për Çështjet Evropiane, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e bllokut evropian.

Ai konfirmoi se zyrtarët evropianë “po punojnë shumë në prapaskenë” lidhur me këtë çështje.

“Besoj se një varrim shtetëror do të ishte i papranueshëm. Sa kuptoj unë, në fakt nuk po organizohet një varrim shtetëror, por është krejt e mundshme që zyrtarë të lartë të pushtetit t’i bëjnë nderime atij personi. Pra, edhe kjo është e papranueshme”, deklaroi Byrne para takimit joformal të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Irlandë.

Ai i cilësoi zhvillimet gjatë viteve ’90 në rajonin e Ballkanit Perëndimor si “të neveritshme”.

“Por, mos kini asnjë dyshim, ajo që po ndodh atje, sipas mendimit tim, ende u shkakton dhimbje njerëzve, veçanërisht në atë rajon, por edhe në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian”, vlerësoi Byrne.

Mësohet se Komisionerja Marta Kos gjithashtu ka anuluar vizitën e saj të parashikuar në Serbi.

Aeroplani me trupin e pajetë Ratko Mlladiçit, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë, arriti të enjten, më 3 shtator, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Në aeroplan, përveç anëtarëve të familjes, ndodheshin edhe ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiç, dhe dy bashkëluftëtarë të Mlladiçit.

Arkivoli me trupin e Mladiçit ishte i mbuluar me flamurin e Serbisë dhe u mbajt nga pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë.

Djali i tij deklaroi se Mlladiçi do të varroset të hënën, më 7 shtator, në varrezat e Topçiderit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte thënë më herët se pret që djali i Mladiqit “në ditët në vijim t’i njoftojë të gjithë për atë që dëshiron familja”. Megjithatë, ai ka shtuar se shteti do të jetë i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe të tjera, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë.

Më herët, ministri Vujiç kishte thënë se Mlladiçi do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

Komisioni Evropian, ndërkaq, ka thënë se u takon autoriteteve të Serbisë të vendosin se çfarë roli do të kenë në varrimin e Mlladiçit, por ka theksuar se madhërimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe se për të nuk ka vend as në Bashkimin Evropian, as në vendet kandidate për anëtarësim.

Ministri irlandez për Çështjet Evropiane bëri thirrje se është koha për ta lënë të kaluarën pas dhe për të punuar në pajtimin, si dhe që procesi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor të vazhdojë.

Tribunali i Hagës e dënoi Ratko Mlladiçin me burgim të përjetshëm më 8 qershor 2021.

Gjykata konstatoi se ai ishte fajtor për gjenocidin e kryer ndaj rreth 8 mijë boshnjakëve në Srebrenicë, zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, në verën e vitit 1995. /REL/

Next Post
“Reuters”: Gjurmuesit e reklamave mund t’i kenë zbuluar Teheranit pozicionet e trupave amerikane!

"Reuters": Gjurmuesit e reklamave mund t’i kenë zbuluar Teheranit pozicionet e trupave amerikane!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In