• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Korruptoi gjyqtarin Shkëlqim Miri, arrestohet në Londër Gentian Doda

by Java News
30/07/2019 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i mbajtur në sekret të plotë mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës.

Doda 40 vjeç është prangosur në kryeqytetin britanik më datë 6 Maj 2019, dhe ndaj tij disa ditë më parë, ka nisur procesi i ekstradimit.

Emri Gentian Dodës doli nga disa përgjime ku ishte i përfshirë gjyqtari Shkëlqim Miri, i paguar nga Doda për ta liruar nga burgu përmes dy sekserëve njëri prej tyre kushëri i gjyqtarit Miri.

Ish gjyqtari Miri kundrejt shumës 30.000 euro, ndryshoi veprën penale nga vrasje në plagosje për Gentian Dodën duke i dhënë lirinë.

Doda ka dalë përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër.

Një burim nga Drejtoria me Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë i tha Top-Channel se i kërkuari drejtësisë shqiptare Gentian Doda, në seancën e parë gjyqësore të ekstradimit në Londër, ka pranuar kërkesën e drejtësisë shqiptare për tu ekstraduar në Shqipëri.

Ky është një rast i paprecedentë, pasi të gjithë shqiptarët e arrestuar në Angli për qëllime ekstradimi, tentojnë ta bllokojnë atë duke e çuar çështjen deri në gjykatën e lartë britanike.

“Është thjesht çështje ditësh mbërritja e Gentian Dodës në Shqipëri nga Anglia. Interpol Tirana është duke u koordinuar me homologët anglez për sjelljen e shumë të kërkuarit me origjinë nga Burreli” u shpreh i njëjti burim.

Kjo është hera e dytë që Gentian Doda po përballet me një proces ekstradimi.

Ai në vitin 2011 do të ndalohej në momentin që po hynte në aeroportin ndërkombëtar në Los Angeles.

Nga një kontroll i shenjave të gishtave u zbulua që ai ishte i shumëkërkuari drejtësisë shqiptare, fakt që e mohoi, por nuk i shpëtoi dot ekstradimit nga SHBA drejt Shqipërisë.(tch)./l.m

Next Post
“Trashëgimia e Gjelbër”/ Etiopia mbjell mbi 350 milionë pemë në 1 ditë, rekord botëror

"Trashëgimia e Gjelbër"/ Etiopia mbjell mbi 350 milionë pemë në 1 ditë, rekord botëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com