• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Korrupsioni në Drejtorinë Burgjeve, pendohet biznesmeni sekser

by A R
14/07/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuza në ngarkim të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, dhe katër biznesmenëve, të akuzuar për “korrupsion”, tashmë është plotësuar me thëniet e një “të penduari”.

Zyrtari i lartë i Burgjeve dyshohet se mbante kontakte me administratorët e 4 kompanive që merrnin pjesë në tenderat e Drejtorisë së Burgjeve për furnizimin me ushqime, duke paracaktuar fituesin kundrejt ryshfetit.

Përveç përgjimeve dhe provave të tjera shkresore, organi i akuzës ka siguruar edhe bashkëpunimin e një prej biznesmenëve të akuzuar për përfshirje në afera korruptive.

“I penduari” i kësaj dosjeje mësohet të jetë biznesmeni Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë “Vllaznia”. I dyshuari Kalaja mësohet se ka pranuar të japë deklarime para prokurorëve, duke zbardhur momente dhe të dhëna të tjera të vlefshme për hetimin e nisur nga Krimet e Rënda.

Bashkëpunimi i tij është marrë në konsideratë nga Prokuroria, e cila kërkoi dje zbutjen e masës “arrest në burg” ndaj tij. Pesë të arrestuarit e operacionit policor “Melas” u paraqitën dje te Krimet e Rënda për verifikimin e masës së sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tyre.

HETIMI

Në përfundim gati 9 muajsh hetim, ku u përdorën edhe metodat speciale të përgjimit dhe vëzhgimit, Prokuroria për Krimet e Rënda ngriti dyshime të bazuara në prova se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, tender me vlerë 22.6 milionë lekë.

“Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milionë lekësh të rinj te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. (panorama / r.a)

Next Post

Shokon Lori e Big Brother, nxjerr të pasmet bombastike (Galeri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In