• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korridoret e PD nuk ajrosen nga statusi dhe as votat shtohen

by Plator Nesturi
15/07/2021 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Statusi nuk është problemi i PD.  Ashtu siç edhe gomari nuk çalon nga veshët. Çështja e reformimit të partisë më të madhe opozitare kishte në fokus sot e gjith ditën mbledhjen e Komisionit Statutor e ku merreshin në ballafaqim projekt-tezat e Lulzim Bashës, Kadillit dhe Harxhit. Dhe ku natyrisht idetë e Bashës dolën se ishin më të pjekura e me kripën me karar. Partia nuk kish nevojë për mendje të tjera, e kështu projekti i Kadillit thjesht duhej sikterisur.

Por çështja nuk qëndron këtu. Nuk besohet se do të jetë statusi e ndryshimet në të që do të sjellin çelësin e suksesit. Edhe më parë janë bërë ndryshime. Madje statusi është ndërruar sa herë PD ka humbur. Hera e fundit që u bë kjo gjë ishte kur Basha hoq nenin që detyrohej të jepte dorëheqje nëse humb zgjedhjet. Kështu që sipas traditës, meqë sërish PD ka humbur le të merret sërish me statutin, por kjo nuk është forma për ta bërë një parti të suksesshme, të besueshme dhe fituese për zgjedhjet.

Debati për statusin duket si tepër i sforcuar për ta mbajtur vetëm në këtë temë, ndërsa selia blu ka nevojë për debate të tjera, shumë më të rëndësishme e që i hapin rrugë transformimit të saj për ta shndërruar në një parti moderne. Mbajtja e debatit tek statuti lë mënjanë debatin për të ardhmen e PD, që nuk mund ta mbrojnë disa nene statutore. Nuk mund të pretendohet hapja e partisë dhe rritja e saj thjesht pse do të rritësh numrin e Këshillit Kombëtar dhe të anëtarëve të Kryesisë. Nuk bëhet me e fortë PD se i jep më kompetenca Bashës për të caktuar kandidatët për Kryetarë bashkie. Këto të drejta i ka patur dhe më parë.

Dhe nëse nuk i paska patur me statut, në këtë formë është bërë. Po ashtu PD rritet dhe vetëm nëse së pari bën një analizë të vërtetë për veten dhe di të mbash përgjegjësi, sidomos për atë që nuk e ke bërë mirë. Me humbjen e zgjedhjeve për shembull, dhe pranimin e  gabimeve që çuan në disfatë. Njerëzit nuk u afrohen hilacakëve, sepse nuk u japin besim, ndaj ndërsa kërkohet të fshihet koka e humbjes, si struci në rërë, me justifikimin e masakrës zgjedhore, të harrohet se korridoret e PD mund të ajrosen dhe votat të shtohen. Dhe këtë nuk ka ndryshim statutor që mund ta ndreqë. /Fjala.al/

Next Post
E pazakontë! Çanta me 9 mln euro kokainë hidhet nga aeroplani mbi një çati shtëpie

E pazakontë! Çanta me 9 mln euro kokainë hidhet nga aeroplani mbi një çati shtëpie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In