• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koronavirusi u importua në Shqipëri”, Rama: Ruani qetësinë dhe kujdesuni për higjienën vetjake

by Java News
09/03/2020 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Qeverinë.

“Si është bërë e ditur nga MSH, ISHP ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me koronavisur. Bëhet fjalë për dy raste të importuar nga Firence. Një 28-vjeçar që ka ardhur nga Hani i Hotit, dhe me një kontakt të ngrushtë familjar ka rezultuar edhe një tjetër i prekur”, u shpreh Rama.

Nga mesnata kur në Shqipëri u konstatuan dy të infektuarit e parë në me koronavirus, kryeministri Edi Rama tha se ka hyrë në fuqi dhe në zbatim plani i hartuar sipas protokollit të OBSH-së, që vendi ynë kishte në gjendje gatishmërie si skenar. Kreu i qeverisë tha se është koha për qetësi dhe për të mos përhapur panik, ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve t’i referohen informacioneve nga burimet zyrtare dhe të respektojnë masat parandaluese të caktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ajo që ka një rëndësi themelore në përballjen me këtë situatë dhe që është këshilla bazë e OBSH-së është domosdoshmëria për të ruajtur qetësinë dhe për të ndjekur hap pas hapi burimet zyrtare nga sistemi përkatës shëndetësor përsa i takon individëve. Dhe sa i takon vetë shtetit të gjitha masat e parashikuara që duhen përshkallëzuar hap pas hapi. Që nga mesnata e mbrëmshme ne kemi përgatitur edhe hyrjen në skenarin e parë i cili ishte parapërgatitur nga komiteti teknik i ekspertëve. Në ka një gjë që bëhet gjithnjë e më qartë dhe që këmbëngul gjithnjë e më shumë OBSH është se receta më e gabuar është ajo që buron nga paniku dhe të gjitha llojet e aventurave të natyrës individuale. Në këtë situatë ilaçi më efektiv është qetësia dhe forca e arsyes për të mos e lënë veten dhe rrethin e afërt të familjarëve, miqve të bien në kthetrat e panikut. Kjo është një kohë për t’u informuar prj burimeve zyrtare për të zbatuar sa më korrektësisht informacionet zyrtare, masat që secili individualisht duhet të marrë, të thjeshta në dukje por shumë efikase dhe të këshilluara në mënyrë të vazhdueshme nga OBSH. Komunikimi me urgjencën kombëtare në çdo rast kur cilido konstaton shfaqje të simptomave. Strukturat tona janë përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe janë në gatishmëri për t’u vendosur në pozicionet e caktuara. Sot që flasim kërkon një përshkallëzim të parë masazh bazuar në planin e hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së”, tha kryeministri Edi Rama. /e.s/

Next Post
Bilanci i fundit nga Italia, qendra e dytë e koronavirusit/ 366 të vdekur dhe 6387 të infektuar

Bilanci i fundit nga Italia, qendra e dytë e koronavirusit/ 366 të vdekur dhe 6387 të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com