• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koronavirusi/ Shkrimtarja e Wuhanit, ditari i së cilës zemëroi Kinën

by Java News
19/05/2020 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditari i shkruar nga një autore kineze, fituese e çmimeve, tani është përkthyer në anglisht. Ky ditar dokumenton jetën e saj në Wuhan në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit.

Fang (Wang) Fang filloi së pari të postojë rrëfime në internet mbi përvojën e saj në qytet në janar 2020, ndërsa ende besohej se ishte një krizë lokale.

Në fillim të këtij viti, Wuhan u bë vendi i parë në botë që hyri në një gjendje të bllokimit të plotë që asokohe ishte i padëgjuar, por tani është bërë i përhapur. Qyteti në thelb u nda nga jo vetëm Kina, por edhe pjesa tjetër e botës.

Detajet në ditarin e 65-vjeçares u lexuan gjerësisht, pasi ofronin një përshkrim të rrallë në qytetin ku u shfaq për herë të parë virusi.

Ndërsa mbyllja vazhdoi, popullariteti i Fang u rrit. Disa botues, njoftuan se do të grumbullonin shënimet e saj dhe do t’i botonin në disa gjuhë.

Wuhan will suffer long after virus is gone: 'Battlefield' diarist ...

Për çfarë ishte ditari i saj?

Në fund të janarit, pasi Kina vendosi bllokimin në Wuhan, Fang Fang – emri i vërtetë i së cilës është Wang Fang – filloi të dokumentojë ngjarjet në qytet, në faqen kineze të mediave sociale Weibo.

Në shënimet e ditarit, ajo shkroi për gjithçka, nga sfidat e jetës së përditshme, deri në ndikimin fiziologjik të izolimit të detyrueshëm.

Botuesi Harper Collins thotë se Fang “i dha zë frikës, frustrimeve, zemërimit dhe shpresës së miliona bashkëqytetarëve të saj”.

Fang gjithashtu flet kundër padrejtësive sociale, abuzimit të pushtetit dhe problemeve të tjera që penguan përgjigjen ndaj epidemisë. Autorja vetëpërfshihet në polemika në internet për shkak të saj”.

Two months into coronavirus lockdown, her online diary is a window ...

Si erdhi në vëmendjen ndërkombëtare?

Në Kinë, lajmet po filtroheshin shumë dhe gazetat e pavarura ishin të pakta. Pikërishy në këtë vorbull, Fang Fang u shfaq shpejt si një burim i besueshëm informacioni.

Reputacioni i saj, si dhe fjalët e saj, u përhapën shpejt dhe nuk kaluan shumë kohë para se të gjenin rrugën për të dalë nga Kina.

Wuhan Diary: Chinese Writer Fang Fang faces death threat over her ...

Pse e sulmoi Kina?

Nacionalizmi kibernetik është i zakonshëm në mediat sociale kineze. Mijëra përdorues të internetit, të zemëruar, qëndrojnë të gatshëm të mbrojnë vendin sa herë që Kina kritikohet, poshtërohet ose i nënshtrohet një forme fyerjeje të huaj.

Në këtë rast, pasi virusi vazhdoi të përhapet në të gjithë botën, njerëzit filluan të bëhen më kritikë mbi reagimin e Kinës ndaj shpërthimit.

Dhe pikërisht në këtë klimë u bë e ditur se veprat e Fang Fang ishin për t’u shitur në Perëndim. Një lajm që shqetësoi shumë njerëz në Kinë, përfshirë autoritetet që hartuan dhe një raport.

“Në sytë e shumë përdoruesve kinezë, një version i përkthyer i rrëfimeve kritike të Fang për shpërthimin e Wuhan do t’u ofronte kundërshtarëve të Kinës vetëm më shumë municione”, thotë raporti.

Zemërimi ndaj Fang vjen edhe në një kohë kur SHBA dhe Kina janë në mes të një konflikti diplomatik.

Mediat shtetërore kineze gjithashtu e kanë sqaruar shumë qartë se cili është pozicioni i tyre ndaj Fang Fang.

“Rritja e saj globale e nxitur nga media të huaja ka dhënë alarmin për shumë njerëz në Kinë se shkrimtarja mund të ishte bërë vetëm një mjet i dobishëm për Perëndimin për të sabotuar përpjekjet e njerëzve kinezë”, tha Global Times në Pekin.

“Ditari i saj ekspozon vetëm anën e errët në Wuhan ndërsa injoron përpjekjet që bënë njerëzit vendas dhe mbështetjen e shtrirë në të gjithë vendin”.

Wuhan Diary' Offers an Angry and Eerie View From Inside Quarantine ...

Si është pritur libri i saj?

Është e vështirë të thuhet pasi libri u vu në dispozicion vetëm të premten e kaluar. New York Times ka vlerësuar ndershmërinë e saj të papërpunuar, duke thënë “ajo mund të jetojë e qetë gjatë bllokimit, por shkruan fjali të guximshme”.

Sidoqoftë, në Amazon, libri është shoqëruar me një mori vlerësimesh negative, njëra prej të cilave e quajti librin “informacione krejtësisht të rreme”.

Megjithatë, një recensues e vlerësoi librin, duke thënë se ditari i saj “siguroi një dritare për të parë se si është të jetosh në një qytet që shihej plot ankth nga e gjithë bota”./ BBC

g.kosovari

Next Post
Nuk ka më gjoba/ Pas protestës për Teatrin procedohet penalisht Basha, Kryemadhi, Mediu, Gjata dhe artistët

Nuk ka më gjoba/ Pas protestës për Teatrin procedohet penalisht Basha, Kryemadhi, Mediu, Gjata dhe artistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jam Hebrè

Shqipja e lehur

February 16, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

February 16, 2026
Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

February 16, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

February 16, 2026
Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In