• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Koronavirusi/ Merren masa shtesë në burgje dhe pikat kufitare

by Java News
10/03/2020 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas regjistrimit të gjashtë rasteve të infektuara me coronavirus në Shqipëri, strukturat shtetërore janë detyruar të marrin masa shtesë për të luftuar përhapjen e mëtejshme të COVID-19. Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda foli nga studioja e “Euronews Albania” për planin e veprimit të Policisë Kufitare dhe asaj të Migracionit, të cilat janë cilësuar si strukturat e para që bien në kontakt me pasagjerët që vijnë nga vendet e prekura me Coronavirusin e ri.

Për të përballuar këtë situatë, znj. Voda theksoi se punonjësit e Policisë Kufitare janë pajisur menjëherë me mjetet e nevojshme, si maska, dezinfektues duarsh dhe doreza plastike.

“Pikat e kalimit kufitar në fakt janë vija e parë e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe patjetër që punonjësit e Policisë Kufitare dhe të Migracionit janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me udhëtarët gjatë kontrollit të dokumenteve të tyre të udhëtimit.

Që kur u krijua Task-Forca për menaxhimin e situatës në rast të përhapjes së kësaj sëmundje, masat u morën në pikave kufitare, por kryesisht në pikat kufitare ku ka flukse të mëdha pasagjerësh.

Fokusi ynë ishte Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ku për herë të parë aty u trajnuan oficerët e Policisë Kufitare se cilët ishin pasagjerët ty që ato duhet të pyesnin për historinë e tyre të udhëtimit dhe në raste të caktuar, patjetër për ata që mund të përbënin një rrezik të mund të plotësonin formular.

Janë pajisur me maska dhe me doreza dhe me lëngje dezinfektuese për duart. Përveç aeroporti të Tiranës, fokus kanë qenë edhe dy portet e mëdha, ku në fakt shumica e pasagjerëve vijnë nga Itali.

E gjithë Italia tashmë është kthyer në karantinë. Janë porti i Durrësit dhe ai i Vlorës, edhe këtu bëhen dezinfektime të shpeshta të ambienteve”-tha ajo.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, theksoi se vëmendja kryesore fillimisht ishte përqendruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ndërsa shtoi faktin se sot këto masat janë përforcuar në porte dhe në pikat e tjera kufitare të vendit.

Sipas zv.ministres Voda, pas deportimit të rasti “zero” nga pika kufitare e Muriqanit ka bërë që punonjësit e policisë kufitare, të cilët i kanë plotësuar dokumentet të infektuarti me COVID-19 t’i nështrohen menjëherë kontrolleve mjekësore në laboratorin e virologjisë pranë ISHP-së.

“Ka ambiente të dedikuara për mjekët dhe për infermierët. Fokusi do të jetë edhe në pikat e tjera kufitare, sepse ajo që ne pamë se personi që doli personi “zero”, bartësi i virusit COVID-19 kishte hyrë nga pika kufitare e Muriqanit.

Fokusi ynë do të jetë patjetër edhe në pikat në kalimit kufitar. Me të zbuluar ky rast, u zbulua edhe oficeri i Policisë Kufitare që kishte përpunuar të dhënat e këtij pasagjeri dhe jo vetëm ai, por të gjithë punonjësit e pikës kufitare që kanë qenë atë ditë u janë nënshtruar analizave në laboratorin e virologjisë në ISHP”, theksoi Voda.

Ajo foli edhe për masat e ndërmarra në sistemin e burgjeve, ndërsa shtoi se deri tani nuk është paraparë ndonjë plan ekstra.

“Lidhur me shërbimin penitenciar, pra në shërbimin e burgjeve, dje nuk ishte diçka e shprehur në masat e qeverisë në lidhje me ekzekutimet penale. Megjithatë plani që ka përgatitur Task-Forca është një plan i gjallë, që do të thotë se do të jetë në përpunim dhe kjo varet se si do të evoluojë situata tek ne”, u shpreh Voda. /e.s/

Next Post
Studimi/ Të infektuarit me koronavirus shfaqin simptoma brenda 5 ditësh

Studimi/ Të infektuarit me koronavirus shfaqin simptoma brenda 5 ditësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

“Vëmendja në Pukë, Dajt e Dibër”- Normalizohet situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Nga 18 vatra, vetëm 5 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 24, 2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

August 24, 2026
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

Dhuna ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Prokuroria kërkon burg për pronarin dhe menaxherin e “Orange”, por Gjykata refuzon!

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Detaje tronditëse nga krimi në Kosovë, bashkëshorti vrau gruan tetë muajshe shtatzënë! Mister motivi dhe se si mbeti i plagosur rëndë

August 24, 2026
Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

August 24, 2026
“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

August 24, 2026
“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

August 24, 2026
VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

August 24, 2026
Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

Më shumë kompetenca për Drejtorin e Përgjithshëm, hyjnë në fuqi ndryshimet në Polici! Ja si do jepen gradat dhe si do emërohen shefat

August 24, 2026
Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com