Mbi 860 raste janë regjistruar të prekur me koronavirus nga fillimi i pandemisë e deri më tash në Kosovë. Ferizaj prin me numrin më të madh të të prekurve 98 gjithsej.
Ishte një person nga rrethina e Ferizaj,t i cili punonte në kampin amerikan Bondsteel rasti i parë për të rezultuar pastaj pozitiv familjarët e tij, kolegët dhe familjarët e tyre duke u rritur numri i të prekurve përnjëherë.
Megjithatë kjo komunë ia ka dalë t’i izolojë të prekurit derisa numri i të shëruarve është rritur dukshëm. Megjithatë ndonëse ka disa lehtësira, në këtë komunë masat janë më rigoroze. Ferizaj që gjendet rreth 40 kilometra larg Prishtinës, bashkë me 45 fshatrat përreth kanë rreth 109 mijë banorë.
/a.r