• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koronavirusi/ “Burimi i infeksionit s’ishte Wuhani, por një gabim në laboratorin ku eksperimentohej me lakuriqët”

by Java News
13/04/2020 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu ushqimor i Wuhanit, qytetit ku thuhet se lindi pandemia e COVID-19, nuk është burimi i veëtm i infektimit. Ky është përfundimi në të cilin del mediat britanike ‘Dail Mail’, e cila gjithashtu shton se lajmi është i pakonfirmuar plotësisht.

Sipas këtij burimi një gabim në një laborator në Wuhan të Kinës i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është burimi i infektimit me koronavirus. Disa dokumenta të siguruara nga ‘The Mail’, tregojnë se Insituti i Virologjisë në Wuhan ka ndërmarrë një eksperiment koronavirusi mbi disa lakuriq të kapur 1.000 milje larg qytetit famëkeq, konkretisht në Yunnan. Thuhet se ky laborator, më i zhvilluari në Kinë në këtë drejtim, është financuar nga SHBA me 3.7 milionë dollarë.

Gjurmimet e sekuencave të geneve të COVID-19 të çojnë te lakuriqët që gjenden në shpellat e Yunnan. Ky lajm vjen pas një tjetri të publikuar fundjavën e kaluar i cili thoshte se ministrat në Angli besojnë se pandemia është shkaktuar nga pakujdesia në insitutin në fjalë.

Pretendimi është se virusi fillimisht u tranportua nga tregu i kafshëve të Wuhan-it te njerëzit, por tani besohet se një gabim në laborator të ketë ndikuar në përhapjen e koronavirusit. Më konkretisht mendohet se personi i parë në këtë laborator është infektuar nga spërkatja me gjakun e lakuriqit që po kryente testimet. Më pas ky i fundit ta ketë shpërndarë në komunitet para se ai të ketë mbërritur në tregun e kafshëve të Wuhan-it.

‘The Mail’ shkruan se shkenctarët eksperimentuan me lakuriqin si një pjesë e projektit të financuar nga Insituti Kombëtar i Shendetit në SHBA, që vazhdon akoma të licensojë laboratorin e Wuhan-it.

Rezultatet e hulumtimit të këtij eksperimenti u botuan në vitin 2017 me titull: ‘Zbulimi i një grupi të pasur gjenesh të koronaviruseve të lidhur me Sars ofron panorama të reja mbi origjinën e koronavirusit Sars.’

Të gjithë procedurat e kapjes së lakuriqëve janë të kryera nga veteriner të insitutit të Virologjisë në Wuhan.

Javën e kaluar dyshimi mbi teorinë se tregu i kafshëve në Wuhan nuk ishte burimi i infektimit u hodh nga Cao Bin, një mjek në spitalin Wuhan Jinyintan, i cili tha se pas hulumtimeve rezultoi se 13 nga 41 pacientët e parë të diagnostikuar me COVID-19 nuk kishin lidhje me tregun e kafshëve.

Insituti i Virologjisë në Wuhan, i cili kushton 30 milionë paund, është më i përparuari në llojin e tij në territorin kinez dhe ndodhet 10 milje larg tregut të kafshëve të egra.

Sakaq mbrëmë, Anthony Bellottti, presidenti i grupit amerikan të presionit ‘White Coat Waste’, e dënoi qeverinë e tij për shpenzimin e dollarëve në Kinë, duke deklaruar: “Kafshët e infektuara me viruse ose sëmundje të ndryshme në laboratorët kinezë shitën në tregje për konsum pasi bëhen eksperimentet.”

Sakaq kongresmeni amerikan Matt Gaetz tha: ‘Unë jam neveritur kur kam mësuar se për vite me radhë qeveria amerikane ka financuar eksperimente të rrezikshme dhe mizore të kafshëve në Institutin e Wuhan, të cilat mund të kenë kontribuar në përhapjen globale të koronavirusit, dhe hulumtime në laboratorë të tjerë në Kinë që praktikisht nuk kanë asnjë mbikëqyrje nga autoritetet amerikane.’

Next Post
Mjeku Tritan Kalo apel të fortë shqiptarëve: Na ndihmoni! Do kemi sa më pak humbje jetësh, nëse…

'Shkatërruat shëndetësinë për 30 vite', Tritan Kalo: Akuzat politike s'duhet të zbehin profesionalizmin e mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In