• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shkatërruat shëndetësinë për 30 vite’, Tritan Kalo: Akuzat politike s’duhet të zbehin profesionalizmin e mjekëve

by Java News
13/04/2020 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që vendi po përballet me situatën e COVID-19 dhe mjekët janë të angazhuar 24 orë që prej 9 marsit me shfaqjen e rastit të parë për përballimin e kësaj gjendje, nuk kanë munguar as sulmet dhe akuzat politike duke zbehur punën e tyre. Kjo ka sjellë reagimin e mjekut Tritan Kalo, i cili shprehet se në këto 30 vite demokraci sistemi shëndetësor është dëmtuar nga të dy krahët e politikës.

Kalo shkruan se epidemitë kanë rrënuar shumë sisteme shëndetësore nga më të fuqishmet në botë dhe se politikbërja asfikuese në vend nuk duhet të zbeh profesionalizmin dhe përkushtimin e mantelbardhëve.

“Epidemitë kanë rrënuar dhe po rrënojnë Shtete e Sisteme të tëra, ndaj duhet të jemi kurdoherë të përgatitur për t’u përballur me to…..jo dhe vetëm jo Partitizmit, Militantizmit dhe Politikbërjes së pabukët e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….PO dhe vetëm PO në çdo moment Profesionalizmit, Përkushtimit dhe Humanizmit të mantelbardhëve…..politikanët rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku duhet të heshtin në këto kohë covidiane….ishin mediokriteti dhe partitizmi i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin epidemiologjik dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4…..pulitikanët tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njëjtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kontribuoj që prej 2 Korrikut 1981”, shkruan Kalo.

Mjeku epidemiolog, Tritan Kalo ka vlerësuar ndërhyrjet që po bëhen në këtë kohë për të përmirësuar infrastrukturën e nevojshme në shërbim të sëmundjeve infektive duke theksuar se profesionalizmi duhet të jetë mbi politikën shëndetësi.

“Sot me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat duhen shpënë më tej, shpresoj se do të bëhet e mundshme që jo larg në kohë, të korrigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që shërbimi kombëtar i sëmundjeve infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të funksionalitetit të tij….profesionalizmi kurdoherë duhet të prevalojë mbi politizimin në shëndetësi…..së bashku me ju bashkëkombësit e mi, shpresoj se do ja dalim mbanë edhe në përballjen me COVID-19”, shkruan në statusin e tij mjeku Kalo. /e.s/

Next Post
Një valë e dytë infeksioni? Kina raporton 106 raste të reja me koronavirus

Një valë e dytë infeksioni? Kina raporton 106 raste të reja me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In