• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirus dhe 5G/ A është ky “truri” pas teorive të komplotit?!

by Java News
26/04/2020 09:12
Telecommunication network above city, wireless mobile internet technology for smart grid or 5G LTE data connection, concept about IoT, global business, fintech, blockchain

Telecommunication network above city, wireless mobile internet technology for smart grid or 5G LTE data connection, concept about IoT, global business, fintech, blockchain

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbarë botën, në fund të Marsit, u shpërnda një mesazh audio në të cilin një person, i cili u prezantua si ish-drejtuesi i një kompanie të madhe telekomunikacioni, pretendoi se koronavirusi ishte  pjesë e një komploti botëror për të instaluar rrjetin 5G të telefonat celular, për të gjurmuar popullsinë e botës nëpërmjet vaksinave, dhe për të shkatërruar shoqërinë njerëzore.

Në fakt, sipas Guardian, zëri në mesazhin audio i përket një predikuesi ungjillor nga Luton, i cili kohët e fundit u përpoq të bindte banorët e Zimbabvesë që të përdornin kriptovaluta në ekonominë e tyre. Behët fjalë për Jonathon James, i cili predikon në kishat e Bedfordshire dhe i cili ka qenë në gjendje të përcjellë tek miliona njerëz idenë që Covid-19 është një sëmundje e rreme e shpikur për të mbuluar efektet e 5G .

“Nuk është një luftë biologjike, është një reagim i trupave tanë ndaj frekuencës së radios dhe rrezatimit,” tha James përgjatë 38 minutave të mesazhit audio, duke pretenduar se shtimi i vdekjeve në të gjithë botën ishte shkaktuar nga helmimi i qelizave njerëzore nga valët e rrjetit. “Ata janë duke përdorur koronavirusin për të fshehur faktin se njerëzit po vdesin nga frekuenca 5G.”

Gjatë mesazhit, ai pretendoi se Bill Gates është i përfshirë në këtë komplot. Ajo e ashtuquajtura vaksinë nga Bill Gates është një mikroçip për të reduktuar popullsinë e botës. Pavarësisht se shumë kopje të mesazhit audio janë fshirë nga Youtube pasi ato shkelin politikën e saj për dezinformom të rrezikshëm, përdoruesit vazhdojnë ta ngarkojnë përsëri audio mesazhin në Youtube.

Në formën e një predikimi, audio mesazhi gjithashtu vazhdon të qarkullojë në WhatsApp dhe në rrjetet e tjera sociale. Pjesa më e madhe e besueshmërisë së kësaj audio mesazhi bazohet në pretendimin e James-it se ai ishte një ish-drejtues i lartë i Vodafone, duke i mundësuar atij qasje në informacione konfidenciale rreth teknologjive të reja të përdorura nga gjigandi i telekomunikacionit.

Jonathon James

Nga ana tjetër, Vodafone deklaroi se megjithëse James kishte punuar me të vërtetë në këtë kompani, ai ishte punësuar në departamentin e marketingut në vitin 2014, në një kohë kur 5G nuk ishte një përparësi për kompaninë – Gjithashtu, James ka punuar për më pak se një vit për Vodafone.

James pati një karrierë mjaft interesante pasi ai u largua nga Vodafone. Ai pretendon se ka këshilluar guvernatorët e bankës qendrorë të Kongos dhe Bangladeshit që të përdorin kriptovaluta, ndërsa fotografohej pranë presidentit të Afrikës së Jugut.

Në vitin 2018, ai punoi si këshilltar financiar për partinë opozitare në Zimbave, duke argumentuar se kriptovaluta mund të shpëtojë ekonominë e vendit nëse do të lidhej me rezervat e diamantit përmes teknologjisë së blockchain.

James nuk preferoi të komentonte akuzat e Guardian, por u mjaftua duke thënë: Kam disa detyrime mjaft të rëndësishme ndaj një kryetari shteti, të cilat kërkojnë vëmendjen dhe kohën time të plotë”.

Next Post
Qeveria franceze do lehtësojë masat kufizuese, ja propozimi i kryeministrit Philippe

Qeveria franceze do lehtësojë masat kufizuese, ja propozimi i kryeministrit Philippe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com