Lideri i Koresë Veriore, frikësohet aq shumë nga helmimi, sa që ka kërkuar që secila pemë apo perime që e han, më parë të kalojë nën lentën e mikroskopit.
Para se të përfundojnë në pjatën e Kim Jong-un, të gjitha të mbjellat duhet të kontrollohen hollësisht nga “autoritete të larta”.
Madje, diktatori 32-vjeçar për një kohë të gjatë ha vetëm zarzavatet, të cilat janë të mbjella në pronën e tij në Phenian, që shtrihet në mbi njëqind mijë metra katrorë, transmeton Telegrafi.
Burimi sekret brenda shtetit të mbyllur komunist, ka bërë të ditur se Jong-un ka një fobi të shprehur në pemë dhe perime, duke kërkuar që “secila lakër të shikohet fletë për fletë”.
Sipas të njëjtit burim, në këto fusha punojnë njerëz të zgjedhur, shumica prej të cilëve kanë një diplomë në Mjekësi.









