• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kontrolli mjekësor i popullsisë, ja sëmundjet më të përhapura

by A R
10/11/2015 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë zhvilloi konferencën “Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus,” ku u prezantuan për herë të parë gjetjet e para dhe rezultatet në kuadrin e zbatimit të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë 40-65 vjeç. Gjatë fjalës së mbajtur, Ministri Ilir Beqaj vuri theksin tek shifrat shqetësuese të sëmundjeve kronike të konstatuara në popullsinë që i ëhstë nënshtruar kontrollit bazë.

”Rezultojnë me hipertension 37% e njerëzve që kanë marrë pjesë në kontroll. Rreth 18% nuk e dinë që janë me hipertension, që do të thotë se kemi një shkallë shumë të lartë të sëmundjes në popullatë, që fillimisht, njerëzit nuk e dinë, dhe pastaj, nuk kemi kujdesin e duhur për sëmundjen. Na rezulton gjithashtu, se 35% e njerëzve e dinë që janë me hipertension, por në ditën e kontrollit të kanë rezultuar prapë në gjendjen e kësaj sëmundje, që do të thotë, nuk mjekohen siç duhet. Diabeti: 4% e personave që kanë bërë kontrollin rezultojnë me diabet dhe nuk e dinë. Dhe nëse ky 4% ka dalë nga grupmosha 40-65 vjeç, do të thotë që është dhe më e madhe përqindja e personave në Shqipëri që janë me diabet dhe nuk e dinë që janë me diabet. Ndërkohë, 12,5% e personave që kanë bërë kontrollin, vlerësohen si paradiabetikë. Minimalisht, rezulton nga kontrollet që kemi një shkallë të lartë obeziteti; që do të thotë se e kemi të lartë shkallën e riskut. Ndërkohë që, nga të sëmurët që kemi ne sot të diagnostikuar me diabet, vëmë re se 30% e pacientëve me sëmundje të syrit, janë diabetikë; 30% e atyre që kanë sëmundje të veshkës dhe që bëjnë hemodializë, janë diabetikë; 30% e atyre që vuajnë nga hipertensioni, janë diabetikë; që do të thotë, kemi tashmë në rastet e këtyre sëmundjeve, disa sëmundje kronike bashkë”, – tha ministri Beqaj.

Sipas kreut të Minisitrsë së Shëndetësisë, ky program, në fakt, synon që të vendosë më shumë në fokus kujdesin shëndetësor parësor; të vendosë më shumë në fokus shëndetin përpara se të shkojmë te sëmundja; të vendosë më shumë në fokus qytetarin, përpara se ai të jetë pacient; të vendosë më shumë në fokus parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm se sa kurimin apo rehabilitimin.

“Sot, pas disa muajsh, kemi arritur që të kemi deri në tetor një pjesëmarrje mbi 30 mijë veta në muaj. Nga të dhënat e ditëve të para të nëntorit, besoj se këtë muaj do të kemi rreth 35 mijë vetë. Por, ajo që dua të paraqes, fillimisht, është fakti se për dy tregues shumë të thjeshtë, që janë kryesisht demografikë, ka një pjesëmarrje shumë më të madhe të grave se sa të burrave. Praktikisht, raporti është 65% me 35%. Dhe së dyti, ka një pjesëmarrje më të madhe të grupmoshës 50-65 vjeç, se sa të asaj 40-50 vjeç”, -tha Beqaj.

Më tej Beqaj u ndaj tek një sërë objektivash që sipas tij do të përqendrohet dikasteri i shëndetësisë.

“Sigurisht, ta konsolidojmë aktivitetin e përditshëm; të shtojmë mundësinë që mjekët e familjes, tashmë, të punojnë sa më të pavarur me rezultatet e kontrollit për qytetarët që ata trajtojnë. Dhe këtë besoj, brenda pranverës së ardhshme, do ta ofrojmë për çdo mjek në kujdesin shëndetësor parësor, sepse Fondi (FSDKSH) brenda vitit, do të jetë në gjendje t’i ofrojë çdo mjeku një kompjuter portabël, një printer dhe një lidhje Interneti për nevoja të recetës elektronike, por tashmë që do t’i kemi këto pajisje, keni aksesin tuaj në Internet, keni dhe regjistrin kombëtar të kontrollit bazë, do të mundet që vlerësimin pasi të dalin rezultatet e çdo qytetari, të mos ju duhet të shkoni ta bëni me kohë pritjeje, me grafik, tek kabineti i Check-Up-it, por ta bëni gjithsecili në zyrën tuaj”, – tha Beqaj.

 

 

 

Next Post

Ndodh në Dibër, i vdekuri “firmos” dokumentin, arrestohet noterja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In