• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndodh në Dibër, i vdekuri “firmos” dokumentin, arrestohet noterja

by A R
10/11/2015 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditet një rast i Shpërdorimit të detyrës dhe Falsifikimit të dokumentave nga ana e Drejtorisë së Policisë Dibër. Uniformat blu ndaluan një shtetase me detyrë Notere si dhe një tjetër person nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Në prangat e uniformave blu ra noterja Majlinda Hangulli, e cila firmosi një akt noterial për kalim të një prone të paluajtshme në emër të një personeje që kishte ndërruar jetë më parë.

Ja njoftimi i plotë i Policisë së Dibrës

Më datë 10.11.2015, nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe të një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasve:

  • Majlinda Jangulli, 47 vjeçe lindur në Strikçan Bulqizë dhe banuese në Tiranë, me detyrë notere në qytetin e Peshkopisë.

Ndalimi i saj u bë për veprat penale të “Shperdorim te detyres” dhe “ Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga nenet 248 dhe 186/3 i Kodit Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë:

Nga informacionet që dispononte Sektori për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Dibër, ka rezultuar se nga ana e noteres Majlinda Jangulli më datë 26.04.2010, me Nr 1136 Rep, NR. 225/1, Kol është përpiluar një kalim pronësie e palujtëshme ( kontratë shitje) në emër të shtetases N. K. e cila rezulton të ketë vdekur më datë 25.05.2004, gjë e cila është vertetuar nga Çertifikatë Vdekje.

Gjithashtu po më datë 05.10.2015, është nënshkruar kontrata e shitblerjes numër Nr.3744 Rep. NR. 1217/1 kol, për të cilën shtetasi Q.L nuk ka qenë prezent.

Në vijim të veprimeve u bë edhe ndalimi i shtetasit:

  • Ylber Lami 32 vjeç, lindur në fshatin Cerjan Dibër.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 05.10.2015, ka nënshkruar një kontratë shitblerje me numër Nr.3744 Rep. NR. 1217/1 kol, për të cilën shtetasi Q.L nuk ka qenë prezent.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqëror Dibër për shtetasen Majlinda Jangulli për veprën penale të “Shpërdorim të detyrës” dhe “ Falsifikimit të dokumentave nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin” parashikuar nga nenet 248 dhe 186/3 i Kodit Penal

Si dhe për Ylber Lami për veprën penale ‘’Falsifikimit të dokumentave’’ neni 186.

Next Post

Robert Aliaj pas sherrit me Valbona Selimllarin e Viola Spiron: Nuk ka gjë më të keqe se injoranca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com