• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kontrabanda e naftës ‘virgin’, “mollë sherri” mes Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Faktit Fier

by A R
26/10/2017 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dhe ajo në Fier janë përfshirë në një mosmarrëveshje për kompetencat territoriale, pasi kjo e fundit shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes penale të kontranbandës me naftë ‘virgin,’ – një mosmarrëveshje që pritet të zgjidhet nga Gjykata e Lartë.

Nga Edmond Hoxhaj

Gjykatat e Shkallës së Parë në Tiranë dhe Fier janë “përplasur” në një çështje kopetencash sa i përket shqyrtimit të dosjes së kontrabandës së naftës virgine. Në fillim të shkurtit 2017 një trup gjykues i Fierit, vendosi të pranojnë kërkesën e avokatëve të tre të pandehurve dhe shpalli moskompetencë tokësore mbi dosjen duke e përcjellë atë për në Tiranë. Por BIRN mësoi, pas një kërkese për informacion drejtuar Gjykatës së Tiranës, se kjo e fundit ia ka përcjellë çështjen Gjykatës së Lartë, e cila tani duhet të vendosë se cilës prej dy gjykatave do të ngarkohet me gjykimin e dosjes, në të cilën të akuzuar janë  ish-Zv/Drejtoresha e Përgjithshme të Doganave, Lula Njebza, ish-kreu i Degës së Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu dhe administratori i shoqërisë “Tea Construction&Petrol” Adrian Xhillari dhe kompania e këtij të fundit.

Çështja ndaj tre të akuzarve filloi pas një denoncimi nga  Crown Agents, një kompani britanike e kontrakuar nga qeveria shqiptare për të ndihmuar doganat kundër kontrabandës,  në prokurorinë e Fierit në maj të vitit 2015. Në Dhjetor  të po atij viti prokuroria urdhëroi arrestimin e Njebzës dhe 6 doganierëve. Në Maj 2016 Prokuroria e çoi çështjen për gjykim, duke akuzuar administratorin e kompanisë Tea Construction and Petrol, Adrian Xhillari për “fshehje të të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Akuzë u ngrit edhe për ish kreun e Doganës së Tiranës Mirëarbër Teneqexhiu dhe ish zv/drejtoreshën e përgjithshme Lula Njebza, si dhe doganierët Alfred Bushi, Syrja Misiraj dhe Adrian Alikaj për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.

Prokuroria e Fierit, pretendon se të akuzuarit përmes veprimeve dhe mosveprimeve, kanë krijuar kushtet që një sasi prej 4.4 milionë litrash të një produkti të njohur si “naftë virgin” të hidhej në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.

Në seancat e para të gjykimit Alfred Bushi dhe Syrja Misiraj kërkuan të aplikohej gjykimi i shkurtuar ndaj tyre dhe për këto arsye gjykata vendosi të ndajë çështjen. Të njëjtën gjë bëri në një kohë të dytë edhe Adrian Alikaj, dhe po ashtu çështja ndaj tij u nda prej të akuzuarve të tjerë. E ndërkohë që dosjet ndaj këtyre tre të akuzuarve po shqyrtohen në Fier, të pandehurit e tjerë Adrian Xhillari, Lula Njebza, Mirarbër Teneqexhiu dhe kompania Tea Oil & Petrol SHA, kërkuan shpalljen e moskompetencës tokësore të gjykimit të kësaj çështje penale nga Gjykata e Fierit, sepse sipas tyre “veprimet dhe mosveprimet për të cilat akuzohen të pandehurit Mirarbër Teneqexhiu dhe Lula Njebza kanë ndodhur në Tiranë”.

Gjykata e Faktit në Fier përbërë nga gjyqtarët Aldred Konomi, Taulant Banushi dhe Ergys Selmani, vendosi të pranojë këtë kërkesë të mbrojtjes dhe e kaloi çështjen për shqyrtim te simotra e saj në Tiranë.

Prokuroria e Fierit iu drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, por Kolegji Penal i kësaj gjykate vendosi “mos pranimin e rekursi” duke thënë se “rekursi i drejtpërdrejtë i paraqitur Prokurori i Rrethit Gjyqësor Fier nuk përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 431 i Kodit të Procedurës Penale, si i tillë nuk duhet të pranohet”.  Gjykata e Lartë thotë se deri në atë moment nuk rezulton që të ketë pasur ‘mosmarrëveshje për kompetencë mes dy gjykatave’, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk e kishte marrë ende dosjen në dorëzim.

Një vit më vonë Gjykata e Tiranës e cila shqyrtoi dosjen e ardhur nga Fieri, gjeti se sipas saj vendimi i kolegëve në Fier ishte i paligjshëm. “…në çështjen në gjykim pretendimi i paraqitur në kërkesën e të pandehurve për shpalljen e moskompetencës tokësore, se veprimet apo mosveprimet për të cilat ata akuzohen, i kanë kryer me cilësi të caktuara si funksionarë publikë në qytetin e Tiranës, është në kundërshtim të plotë me faktin dhe provat shkresore  të cituara në kërkesën për gjykim, për  veprat penale për të cilën ata janë akuzuar”, thuhet në vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Tiranës.

Sipas kësaj të fundit pasojat e veprës së prezumuar penale kanë ndodhur në Fier, hetimet paraprake janë kryer nga prokuroria e këtij rrethi dhe se për rrjedhojë çështje duhej gjykuar po aty. Kështu trupi gjykues me gjyqtarët Adriana Bera, Erjon Bani dhe Lazër Sallaku, vendosën të ngrinin çështje të mosmarrëveshjes së kompetencës tokësore dhe dërgimin e kopjes së akteve Gjykatës së Lartë.  Tashmë është kjo e fundit që do të vendosë se nga cila gjykatë do të shqyrtohet dosja ndaj tre të akuzuarve dhe shoqërisë “Tea Construction&Petrol”.

ma.me

Next Post
Zgjedhjet, Llalla: Kemi prova për ngjarjen në Lezhë, situata përgjithësisht e qetë

Kush i furnizon gazetarët me prova dhe sekrete hetimore?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

July 7, 2026
SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë/ AKSK paralajmëron shqiptarët për valën e re të mashtrimeve online

July 7, 2026
Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

July 7, 2026
Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

July 7, 2026
Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

July 7, 2026
Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

July 7, 2026
Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

“Pas kësaj proteste, PD nuk do të ekzistojë më”, deputetja e PS: Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

July 7, 2026
Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

July 7, 2026
Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In